• петок, 05 декември 2025

Deklarata e kryetarit të Kuvendit ,Afrim Gashi (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

Deklarata e kryetarit të Kuvendit ,Afrim Gashi (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili sot votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, theksoi se vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët e përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre. 

"Sot e realizova të drejtën time qytetare duke votuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre", ka shkruar Gashi në Fejsbuk. 

Ai apelon deri te qytetarët që të dalin edhe ta shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje lokale. 

"Inkurajoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të shprehur vullnetin e tyre në dobi të komunave dhe qyeteve tona", theksoi Gashi. qa/

Foto: Fejsbuku i Afrim Gashit

Остани поврзан