Deklarata e kandidatit për kryetar të Komunës së Strugës, Arsim Dalipi (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)
- Kandidati për kryetar komune në Komunën e Strugës, Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI-ja sot ka votuar në vendvotimin 1899 në fshatin Livadhin.
Strugë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar komune në Komunën e Strugës, Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI-ja sot ka votuar në vendvotimin 1899 në fshatin Livadhin.
Për të kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Strugën, kur qytetarët përmes zërit të tyre vendosin pë të ardhmen e komunës në katër vitet e ardhshme.
"E shfrytëzojë rastin t'u drejtohem të gjithë qytetarëve, pa dallim shqiptarë, maqedonas, turq, romë, vllehë, egjiptian, të votojnë në mënyrë paqësore, me përgjegjësi, me dinjitet dhe, mbi të gjitha, me respekt ndaj njëri-tjetrit, sepse Struga gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet vend i bashkëjetesës dhe i ndërthurjes së shumë kulturave e etnive, dhe si e tillë duhet të vazhdojë të jetë shembull", deklaroi Dalipi.
Ai theksoi se gjatë fushatës ka shkuar derë më derë, ka biseduar me njerëzit dhe u ka ofruar vizionin e tij.
"Zemra ime e hapur dhe sinqeriteti im janë për një Strugë më të mirë, për një Strugë të përbashkët dhe të barabartë. Rreth meje janë mbledhur të rinj që e duan qytetin tonë me shpirt dhe kanë vizion për një Strugë me një të ardhme më të mirë. Dhe unë jam i bindur dhe besoj se sot struganët do të vendosin pikërisht për atë brez të ri, për atë energji të re dhe, mbi të gjitha, për besimin në punë të ndershme", shtoi Dalipi. qa/
Foto: MIA