• петок, 05 декември 2025

Deklarata e kandidatit për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

Deklarata e kandidatit për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

Kumanovë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Pjesëmarrje e konsiderueshme në rrethin e dytë të sotëm të zgjedhjeve lokale pret lideri i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë dhe kandidat për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Në deklaratën për mediat, pasi votoi, Dimitrievski tha se qytetarët do të fitojnë edhe në mënyrë demokratike do t'i zgjedhin kryetarët e ardhshëm të komunave. Sipas tij, vullneti i votuesve do të shihet sonte pas hapjes së kutive të votimit. 

"Së pari dua t'i urojë të gjithë ata që hynë në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Besoj se sot edhe Kumanova edhe Maqedonia e Veriut do të fitojnë në një mënyrë demokratike, komunat dhe Qyteti i Shkupit t'i zgjhedhin kandidatët e tyre të ardhshëm për kryetar komune. Sa i përket Kumanovës, ditë e mirë për votim, pres një pjesëmarrje të konsiderueshme, diçka e ngjashme me raundin e parë të zgjedhjeve. Sa i përket vullnetit të qytetarëve, do ta shohim në mbrëmje pas hapjes së kutive të votimit", deklaroi Dimitrievski.

Nga pozita e kryetarit aktual të komunës, Dimitrievski e shfrytëzoi mundësinë dhe apeloi se në Kumanovë dhe në Maqedoni nevojitet, harmoni, bashkëjetesë, mirëkuptim. qa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан