• петок, 05 декември 2025

Deklarata e kandidatit për kryetar të Komunës së Aerodromit, Miteski (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

Deklarata e kandidatit për kryetar të Komunës së Aerodromit, Miteski (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Presim që sonte do të kemi një konfirmin tjetër të rezultateve nga rrethi i parë dhe se VMRO-DPMNE do të festojë një fitore bindëse. Këtë e theksoi sot, Dejan Miteski, kandidat për kryetar të Komunës së Aerodromit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, pas votimit në shkollën fillore komunale "Goce Dellçev" në Lisiçen e Epërme, në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. 

Ai theksoi se pret, që qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, ta japin votën për kandidatin tek i cili besojnë. 

"Para se gjithash presim një proces demokratik njësoj si në rrethin e parë", nënvizoi Miteski në deklaratën për mediat. 

Përveç procesit të qetë dhe demokratik të votimeve në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që fillimisht, siç tha, është vendosur fokusi, ai theksoi se pret fitore bindëse edhe për Qytetin e Shkupit, për Komunën e Aerodomit dhe për komunat e tjera, ku VMRO-DPMNE ka kandidatë për kryetar komune në rrethin e dytë. qa/

Foto dhe video: MIA

Остани поврзан