• петок, 05 декември 2025

Debat për sfidat e vendeve-anëtare të NATO-s: Siguria jonë e ndarë është përgjegjësi e ndarë, kërcënimet janë reale dhe vazhdimisht evoluojnë

Debat për sfidat e vendeve-anëtare të NATO-s: Siguria jonë e ndarë është përgjegjësi e ndarë, kërcënimet janë reale dhe vazhdimisht evoluojnë

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Siguria e përbashkët është kyçe në kohë të sfidave reale. Partneriteti transatlantik është më i fuqishëm se kurdo herë, sepse kërcënimet janë reale dhe vazhdimisht evoluojnë, nga sulmet kibernetike dero te pasojat nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Agresioni aktual rus hapë epokë të re më të rrezikshme në gjeopolitikë dhe mbështetja për Ukrainën është test për NATO-n dhe BE-në. Siguria jonë e ndarë është përgjegjësi e ndarë. Dhe, me Evropën dhe Amerikën Veriore së bashku në NATO edhe Maqedonia është më e sigurt në këtë botë gjithnjë e më të rrezikshme. 

Kjo u porosit në panelin "Sfidat diplomatike të vendeve-anëtare të NATO-s në kushte të ndryshimeve dinamike gjeopolitike", në kuadër të konferencës "Prioritetet strategjike të NATO-s, BE-së dhe Evropës Juglindore në rendin multipolar ndërkombëtar", organizuar nga Fondacioni Konraad Adenauer në bashkëpunim me MPJdheTJ, dhe me mbështetje të Qendrës për studime evropiane Uillfrid Martens nga Brukseli.

Zëvendës sekretarja e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në fjalimin e saj, porositi se partneriteti mes NATO-s dhe BE-së është më i fuqishëm se kurdo herë sepse mu tani është edhe më i rëndësishëm, duke cekur se NATO-ja e ka fuqinë ushtarake, përderisa BE-ja e ka fuqinë rregullatore dhe financiare e cila nevojitet.

"Përpjekjet tona duhet të jenë transatlantike, me punë të përbashkët Evropa dhe Amerika Veriore mund të prodhojnë më shumë, të jenë më inventive dhe ta ruajnë mbifuqinë e vet teknologjike. Vetëm kështu do ta garantojmë sigurinë e përbashkët. Mbi 30 vite Aleanca e mbështetë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Jemi të përkushtuar ndaj qëllimit kryesor që problemet nga e kaluara me të vërtetë të mbeten në të kaluarën, të mos lejojmë të rrezikohet paqja në rajonin tonë. Stabiliteti dhe suksesi në këtë pjesë të Evropës janë thelbësorë për sigurinë tonë", deklaroi Shekerinska.

Sipas Shekerinksës, anëtarësimi ynë në NATO do të thotë se përparimi ynë është i mbrojtur, shteti ynë dhe garancat tona janë të mbrojtura dhe se më fuqishëm mund të luftojmë për interesat tona.

"Pesë vite nga inkuadrimi në NATO Maqedonia e Veriut vazhdon të japë kontribut të konsisderueshëm me njësitë e veta ushtarake në Misionin e NATO-s në Kosovë - KFOR, me ushtarët e vet në forcat e NATO-s në dy vende dhe me investime të shtuara në mbrojtje. Siguria jonë e ndarë është përgjegjësi e ndarë. Dhe, të mos harrojmë, me Evropën dhe Amerikën Veriore së bashku në NATO edhe ne jemi më të sigurt në këtë botë më të rrezikshme", deklaroi Shekerinska.

Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler theksoi se tema e debatit të sotëm është në kohë të duhzr dhe shumë me rëndësi, sepse gjendja momentale globale është ndoshta më komplekse, dinamike dhe sfiduese që nga themelimi i Aleancës.

"Kërcënimet ndaj kombeve tona nuk janë statike dhe gjithsesi jo teorike. Ato janë të vërteta dhe vazhdimisht evoluojnë dhe kjo kërkon adaptim të vazhdueshëm. Ata që dëshirojnë të na dëmtojnë gjithnjë e më shumë po shpenzojnë edhe para ede resurse për fushata të dëmshme dhe aktivitete kundër nesh dhe ne duhet të tregojmë së paku energji të njejtë për rrefuzimin e tyre. Nga efekti detsabiluzues nga lufta ruse kundër Ukrainës, deri te lufta e vazhdueshme kundër akterëve shtetërorë dhe joshtetërorë në hapësirën kibernetike, janë sfoda të konsiderueshme para nesh. Por invazioni brutal dhe ilegal rus ndaj Ukrainës plotësisht e përforcuan përkushtimin tonë të përbashkët dhe vendosmërinë për t'i mbrojtur interesat tona përmes një Aleance më të fuqishme që bota e njeh. SHBA-ja qëndron fuqishëm prapa NATO-s dhe me aleatët tanë në NATO jemi të përkushtuar të mbetemi më të fuqishlm dhe partnerë më mirë të përgatitur, të gatshëm të përballen me sfidat në ditën e sotme", deklaroi Ageler.

SHBA-ja, theksoi Ageler, investojnë në mbrojtje jo vetëm se ka zgjidhje, por nga domosdoshmëria për t'i mbrojtur njerëzit anë, sovranitetin dhe jetën tonë, siç bëjnë edhe të gjitha anëtaret e NATO-s.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler, porositi se deabti rreth politikës së jashtme dhe sigurisë edhe në Gjermani edhe në Evropë, për momentin ndodhet në pozitën se "ne jemi partnerë transatlantikë dhe do të vazhojmë të jemi partner i besueshëm transatlantik, por në të njejtën kohë dëshirojmë të mbetemi më evropian... sa më parë, aq më mirë".

Kyçe për sigurinë tonë sot dhe nl të ardhmen, sipas Dreksler është të kthehet Rusia nga agresioni i mëtutjeeshëm.

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputet, Antonijo Milloshoski, në fjalimin e tij, paralajmëroi se agresioni aktual rus ndaj Ukrainës hapë një epokë të re, më të rrezikshme në gjeopolitikë dhe kërkon gatishmëri më të madhe nga shtetet dhe aleatët e tyre.

Si përjgigje afatgjate ndaj turbulencave gjeopolitike, Milloshoski e ceki rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe infrastrukturës, me përfundim të tre korridoreve panevropiane - Via Baltika, Via Karpatia dhe Korridori 8 - si dhe një korridor ndërkombëtar, që do tëmundësonte mobilitet më të madh dhe kapacitete të sigurta për rajonin.

Konferenca tubon në një vend faktorë të lartë shtetërorë dhe ekspertë nga fusha e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga vendi, rajoni dhe BE-ja, të cilët bashkarisht do të diskutojnë për sfidat aktuale të sigurisë të cilat i përkasin NATO-s, BE-së dhe rajonit, duke i marrë parasysh sfidat e paqarta dhe gjithnjë e më dinamike gjeopolitike.

Në kuadër të konferencës, siç ishte paralajmëruar, do të promovohet edhe publikimi "Nëpër ujërat multipolare: Evropa Juglindore dhe strategjia e BE-së për Kinën", në editim të Fondacionit Konrad Adenauer, Qendra për studime evropiane Uillfred Martens dhe ESTIMA, ndërkaq e cila e analizon pozitën e vendve nga Evropa Juglindore (EJL) në rpaort me Kinën duke pasur parasysh dinamikën e ndryshimve gjeopolitike globale. ab/

Foto: МIА 

Остани поврзан