• сабота, 22 февруари 2025

Debat publik për sigurinë në komunikacion: Fëmijët që në moshë të hershme mësohen për sigurinë në komunikacion

Debat publik për sigurinë në komunikacion: Fëmijët që në moshë të hershme mësohen për sigurinë në komunikacion

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Familja është baza e parandalimit për sigurinë në komunikacion, thotë profesoresha e fakultetit juridik Gordana Lazhetiq, e cila sot foli në debatin publik në Kuvend të organizuar pas aksidentit në bulevardin "Arradhat Partizane" në Shkup ku jetën e humbi Frosina Kulakova. Kultura e komunikacionit mësohet që në moshë të hershme në familje dhe në kopshte beson edhe drejtoresha e Spitalit Psikiatrik Sllavica Arsova.

"Ajo për të cilën jam e bindur edhe si eksperte dhe si prinde, ajo që i mungon familjes, në vitet e para, nuk mundet asnjë sistem ta kompensojë. Ndërtojmë një sistem të parandalimit, ndërtojmë sistem edhe të sanksionimit, por nëse nga shtëpia nuk i sjellim vlerat bazë, gjtihë kjo nuk mund të jetë e suksesshme deri në fund", theksoi profesoresha Lazhetiq.

Sipas saj, nga analiza që e ka bërë familja është faktor i parandalimit, por edhe faktor i rrezikut dhe prandaj arsimi duhet ta plotësojë atë që i mungon familjes.

"Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm. Mos u bleni fëmijëve makina xhipa kur të mbushin 18 vjet. Kjo nuk është ndonjë prestigj. U jepni armë të rrezikshme në dorë, u jepni pistoleta. Pasojat janë të tilla ashtu siç janë", thotë profesoresha Lazhetiq.

Mungesa e përgjithshme e kulturës, thekson ajo, reflektohet edhe në mungesën e kulturës edhe në komunikacion. Në lidhje me problemin institucional Lazhetiq beson se duhet të bëhet kontroll në autoshkolla dhe në kontrollimin teknik të automjeteve, ndërsa thekson edhe  problemin që kemi me transportin publik që do të përdorej nga personat që nuk kanë patentë shoferi. Si eksperte, tha se do të ketë pako ligjesh, për të cilën kërkoi mbështetje nga deputetët.

"Është bërë praktikë të drejtohet automjeti pa patentë shoferi dhe kjo thjeshtë nuk guxon të na ndodh, tha ajo duke shtuar se me profunksionimin e plotë të "qytetit të sigurt", të gjithë do të jemi më të lumtur sepse shkelja do të zbulohet nga softueri.

Drejtoresha e spitalit psikiatrik Arsova tha se askush nga ne nuk mund të qëndrojë imun në vdekjet e tilla të dhunshme të të një jete të re, si dhe se kohëve të fundit vendi ka akumuluar ngjarje negative traumatike si vrasja e 14-të vjeçares Vanja Gjorçevska, aksidentet tjera gjithashtu në bulevardin "Arradhat Partizane", viktimat në zjarrin modular në Tetovë...Prandaj, beson ajo, gjithë kjo situatë rreth aksidentit ku humbi jetën Frosina Kulakova, aq shumë na ka prekur. 

Ajo konsideron se problemet janë sistematike, por thekson se edhe krahas asaj që flitet për përmirësim të sistemit, nëse njerëzit, të cilët janë pjesë e atij sistemi, nuk i zabtojnë ligjet siç duhet, sistemi nuk do të funksionojë dhe dhuna sërish do të paraqitet. Përveç rritjes së fatkeqësive rrugore kjo tregon edhe për numër të rritur të rasteve të dhunës në familje, mes partnerëve... Krahas alkoolit, thotë ajo, konsumohen edhe droga të cilat tek ne mund të gjenden lirë, kështu që, dhuna nuk ndodhë vetëm kur dikush është nën ndikim të alkoolit. Arsova thekson se me preventivë, mësim të kulturës së sigurisë dhe jodhunës fëmijët mësohen që të vegjël, që nga kopshti. Por, prindërit janë ata të cilët i dërgojnë porositë kyçe.

Këshilli republikan për siguri, siç theksoi kryetari i tij, Goran Angellkovski, duke u nisur nga të dhënat statistikore për numrin e fatkeqësive të ndodhura rrugore, shkaqet dhe pasojat prej tyre, konsideron se nevojitet përforcim i rregullativës ndëshkuese, vendosje e pikëve negative për kundërvajtje më të rënda të cilat do të shqiptohen në mënyrë kumulative dhe jo si zëvendësim për gjobë, rritje e efikasitetit të procedurave ndëshkuese, implementim të sistemit "qytet i sigurt", ulje e ndikimit të faktorit njeri gjatë vendim-marrjes për kundërvajtjet si dhe përshpejtim të procedurës ndëshkuese.

"Disa raste më të rënda nga fusha e komunikacionit duhet të parashihen si vepra penale, para së gjithash, vozitja e shpejtë mbi 70 km në vende të babuara, apo mbi 100 km jashtë vendeve të banuara, drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit mbi 2 promilë, apo nën ndikim të drogave, pa kalim të provimit rrugor dhe raste tët jera më të rënda si dhe ashpërsim të politikës ndëshkuese për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë në vende ku kemi zona të caktuara të komunikacionit të qetë", tha Angellkovski.

Për vepra të këtilla, ata propozojnë, përkohësisht apo përfundimisht marrje të automjetit si lëndë e kryerjes së veprës penale. Megjithatë, thotë Angellkovski, në mënyrë që të ndodhin aksidente rrugore, ndikim të vet kanë edhe struktura joadekuate rrugore dhe sinjalizimi dhe të ngjashme.

Në debatin e sotëm publik me temë: "Analiza dhe konstatimi i nevojës për ndryshim të rregullativës ligjore me qëllim të prëforcimit të sigurisë në komunikacion" flasin edhe minsitri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe minsitri i Drejtësisë, Igor Fillkov, si dhe profesorë të tjerë dhe përfaqësues të auto-shkollave.
Në debat nuk u përfshinë deputetë, ndërkaq vazhdim të tij në të cilin do të ceken konkludimet, siç paralajmëroi kryetari i Komisionit për sistem politik, Ljupço Prenxhov do të caktohet plotësisht.

Në debat nuk u përfshinë deputetë, ndërkaq vazhdim të tij në të cilin do të ceken konkludimet, siç paralajmëroi kryetari i Komisionit për sistem politik, Ljupço Prenxhov do të caktohet plotësisht. sa/ab/

Остани поврзан