• петок, 20 февруари 2026

Debat publik: Parimi-Merit bëhet rregullore- ai që është në pozicion drejtues do të duhet të dijë që të mund edhe të përgjigjet

Debat publik: Parimi-Merit bëhet rregullore- ai që është në pozicion drejtues do të duhet të dijë që të mund edhe të përgjigjet

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) -  Parimi Merit bëhet rregullore- ai që është në pozicion drejtues do të duhet të dijë që të mund edhe të përgjigjet, është thënë në debatin e sotëm publik për propozim ligjin për drejtuesit e lartë të organeve të administratës shtetërore dhe fondeve, që po mbahet sot në Shkup.

Zgjidhja ligjore, theksuan pjesëmarrësit parashikon procedurë transparente për emërimin e funksionarëve të lartë, por edhe t'i rregullojë qartë mandatet dhe e kufizon zgjedhjen. Funksionet e drejtuesve të lartë do të jenë të kapshëm për të gjithë kandidatët e interesuar nën kushte të barabarta. Lëshohet praktika e deritanishme e rregullave të ndryshme të përmbajtura në dhjetëra ligje dhe në kushte minimale kryesisht formale për zgjedhjen e drejtirëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuzese, të cilët nuk kanë garantuar se institucionet do të drejtohen nga perosna kompetent.

Me ligjin do të përcillen dhe vlerësohen rezultatet nga puna e drejtuesve të lartë, bordet drejtuese do të vendosen në tre anëtarë, ndërsa statusi u.d. do të jetë për afat shumë të shkurtër dhejuridikisht i kufizuar me maksimum kohëzgjatje prej gjashtë muajve.

Sektori joqeveritar e përshëndet projekt-ligjin, por konsideron se duhet të korrigjime të caktuara, sidomos në pjesën e kritereve për pëbërje të komisioneve, të cilët do ta kryejnë pëzgjedhjen e kandidatëve për drejtirë dhe pozicione tjera të larta në administratën shtetërore. Tani për tani, është dorëzuar, parashikohet që ministri t'i formojë këto komisione.    

null

"Nuk ka më pozicione të përjetshme dhe pozicione të paprekshme. Drejtueist do të kenë një detyrim të qartë për të dhënë rezultate. Pozicioni nuk është më një titull, por një përgjegjësi. Për herë të parë, po krijohet një kornizë e vetme, e qartë dhe sistematike për emërimin, mandatin, përgjegjësinë dhe shkarkimin e pozicioneve më të larta drejtuese në administratë - kush, si dhe në çfarë kushtesh i udhëheq institucionet kryesore. Po prezantojmë kritere më të qarta dhe të unifikuara për përzgjedhjen e drejtorëve, sekretarëve shtetërorë dhe anëtarëve të organeve kolegjiale të administratës shtetërore, por edhe për anëtarët e bordeve drejtuese për të cilët deri më tani nuk ka pasur pothuajse asnjë rregull", theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Sipas tij, për vite me radhë, pozicionet e larta drejtuese në administratën shtetërore dhe fondet janë rregulluar pa një qasje të vetme, me kritere të ndryshme dhe rregulla jo mjaftueshëm të qarta.

"Një situatë e tillë ka krijuar hapësirë ​​për pasiguri, zbatim të pabarabartë të standardeve dhe dobësim të kapacitetit institucional. Në vend të stabilitetit dhe vazhdimësisë, shpesh morëm zgjidhje të përkohshme, dhe në vend të përgjegjësisë publike, morëm kompetenca të paqarta. Tani, me ligjin e ri, po bëjmë një përpjekje për ta ndryshuar këtë situatë në mënyrë sistematike", theksoi Minçev.

null

Ai sidomos u përqendria edhe në bordet drejtuese.

"Përveç vendosjes së kushteve të barabarta për anëtarët e bordeve drejtuese, kritereve për përzgjedhjen e tyre dhe procedurës për emërimin e tyre, ligji e zvogëlon përbërjen në tre anëtarë. Në vend të sasisë, ne prezantojmë cilësinë, në vend të pjesëmarrjes formale, ne prezantojmë përgjegjësinë reale. Ne e mbushim boshllëkun ligjor dhe anëtarët e bordeve drejtuese duhet të plotësojnë kushte të rëndësishme për të marrë përsipër atë funksion. Bordet drejtuese nuk do të jenë më struktura të zgjeruara dhe jofunksionale pa performancë të qartë, por organe kompakte dhe efikase të përbëra nga njerëz me kualifikime, njohuri dhe integritet të duhur profesional", theksoi ministri.

Sipas tij, vihet fund edhe keqpërdorimit të funksionit ushtrues detyre (u.d)

"Gjatë viteve të kaluara zgjidhjet e përkohshme janë imponuar si rregull, e jo përjashtim, që drejtpëdrejtë e ka shqyrtuar edhe stablitetin institucional dhe e ka minuar përgjefjësinë", tha Minçev duke shtuar se me zgjidhjen ligjore vendoset edhe sistem për matje dhe vlerësim të rezultateve nga puna e drejtuese të lartë.

Pesë vite, shtoi është folur për reforma në udhëheqësinë e lartëa, por reforma nuk kishte.  

null

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev theksoi se një sektor publik transparent, llogaridhënës, cilësor dhe efikas në shërbim të qytetarëve, i orientuar drejt rezultateve është qëllimi i poropozim-ligjit për drejtuesit e lartë të organeve në administratën shtetërore dhe fondet.

null

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Menaxhim me Ndryshimet (QMN), Neda Maleska-Saçmaroska vlerësoi se miratimi i këtij ligji është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm politik.

Sipas saj do të ketë procedurë më të hapur, më konkurruese për zgjedhje që do të bazohet në profesionalizmin e kandidatëve dhe kompetencat e tyre të përballen me probleme serioze komplekse, që të kenë vizion strategjik dhe të komunikojnë mes vete.

German Fillkov nga Qendra për Komunikime Civile (QKC) vlerlsoi se nevojitet miratim i dispozitave shtesë për përforcimin e kritereve të caktuara.

Projekt-ligji është përpunuar me mbështetje të Ambasadës britanike dhe QKC. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан