• сабота, 22 февруари 2025

Debat për "Transformim digjital dhe inteligjencë artificiale - sfida dhe mundësi"

Debat për

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Në organizim të Fondacionit "Konrad Adenauer" sot në Klubin e gazetarëve do të mbahet ngjarje kushtuar "Transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale - sfida dhe mundësi".

Në ngjarje do të diskutohet për trendet më të reja, mundësitë për zhvillim, si dhe sfidat që i sjellë kjo epokë teknologjike, duke u nisur nga aspektet juridike dhe etike lidhur me përdorimin e IA-së, si dhe mundësitë që i ofron inteligjenca artificiale në arsim dhe mediume.

"Transformimi digjital dhe inteligjenca artificuale gjithnjë e më tepër po bëhen faktorë kyç për zhvillimin e ekonomisë, arsimit, të drejtës dhe shoqërisë në tërësi", theksojnë në kumtesë.

Është paraparë ngjarja të hapet nga ana e ministrit të Transformimit Digjital - Stefan Andonovski dhe Daniel Braun, përfaqësues zyrta i Fondacionit "Konrad Adenauer".

Janë paralajmëruar paraqitje edhe të Aleksandar Spasenovskit - profesor në Fakultetin juridk "Justiniani i Parë" - Shkup, Dragan Sekullovski - drejtor i Shoqatës së gazetarëve, Sasho Kokallanov - profesor i jashtëzakonshëm në Fakultetin për arte dramatike - Shkup, Ivan Jovanov - drejtor ekzekutiv i "LEAD" dhe Perica Sarxhoski - drejtor për mësim dhe bashkëthemelues i "Pegasus ELS", tetovë. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан