Debat në Kuvend: Procesi i Berlinit lehtëson procesin e anëtarësimit në BE, por rruga jonë drejt Unionit nuk realizohet vetëm përmes nismave
- - Procesi i Berlinit kontribuon në përmirësimin e bashkëpunimit brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor në arritjen e standardeve të Unionit dhe është një platformë e shkëlqyer për mbështetjen e integrimit në BE dhe një qasje unike ndaj dialogut dhe bashkëpunimit brenda vetë Ballkanit Perëndimor, por nuk është zëvendësim për anëtarësimin në BE. Agjenda jonë e reformave dhe vlerësimi ynë për arritjen e këtyre angazhimeve është një pjesë e madhe, ndoshta më e madhja, në vlerësimin e integrimit të mëtejshëm në BE, por rruga drejt Unionit nuk realizohet vetëm përmes nismave. Këto ishin disa nga mendimet e panelit Procesi i Berlinit pas Londrës 2025 - Hapat e ardhshëm për dimensionin parlamentar të procesit, në kuadër të ngjarjes së organizuar nga Grupi Parlamentar Ndërpartiak për Monitorimin e Zbatimit të Angazhimeve të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes me temën "Agjenda e Reformave dhe Procesi i Berlinit përmes Prizmës së Integrimit Evropian: Roli i Parlamentit në Zbatimin e Prioriteteve Rajonale".
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Procesi i Berlinit kontribuon në përmirësimin e bashkëpunimit brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor në arritjen e standardeve të Unionit dhe është një platformë e shkëlqyer për mbështetjen e integrimit në BE dhe një qasje unike ndaj dialogut dhe bashkëpunimit brenda vetë Ballkanit Perëndimor, por nuk është zëvendësim për anëtarësimin në BE. Agjenda jonë e reformave dhe vlerësimi ynë për arritjen e këtyre angazhimeve është një pjesë e madhe, ndoshta më e madhja, në vlerësimin e integrimit të mëtejshëm në BE, por rruga drejt Unionit nuk realizohet vetëm përmes nismave. Këto ishin disa nga mendimet e panelit Procesi i Berlinit pas Londrës 2025 - Hapat e ardhshëm për dimensionin parlamentar të procesit, në kuadër të ngjarjes së organizuar nga Grupi Parlamentar Ndërpartiak për Monitorimin e Zbatimit të Angazhimeve të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes me temën "Agjenda e Reformave dhe Procesi i Berlinit përmes Prizmës së Integrimit Evropian: Roli i Parlamentit në Zbatimin e Prioriteteve Rajonale".
Drejtori i Drejtorisë për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Andrej Lepavcov, theksoi se Procesi i Berlinit është komplementar në procesin e anëtarësimit ndërsa jo zëvendësim i tij, dhe ka për qëllim lehtësim dhe përshpejtim të tij.
“Procesi i Berlinit kontribuon në përmirësimin e bashkëpunimit brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor në arritjen e standardeve të Unionit dhe është një platformë e shkëlqyer për mbështetjen e integrimit në BE dhe një qasje unike ndaj dialogut dhe bashkëpunimit brenda vetë Ballkanit Perëndimor dhe ka një format gjithëpërfshirës, i cili i trajton të gjitha vendet si të barabarta, gjë që dëshmohet nga shumë takime ku arrihet përgjigja përfundimtare për një kohezion midis vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Lepavcov.
Si sfida në rajon të cilat u biseduan në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër, Lepavcov përkujtoi se ato mbeten rritja ekonomike, sigurimi dhe emigrimi. Ishte theksuar paraqitja e kërcënimeve të reja veçanërisht sulmet kibernetike dhe hibride, dezinformatat dhe ndikimet e jashtme politike.
“Rreziqe shtesë paraqesin edhe krimi i organizuar, financimi i paligjshëm dhe migrimi, të cilat dëmtojnë seriozisht mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke minuar efikasitetin institucional dhe besimin publik”, shtoi Lepavcov.

Misha Popoviç nga ICDS theksoi se sundimi i drejtësisë dhe menaxhimi i mirë jo gjithmonë është pjesë e Procesit të Berlinit.
“Përmbushja e premtimeve nga samiti i kaluar në Procesin e Berlinit ishte e dobët dhe shpresojmë se këto detyrime do të përmbushen për dallim nga hera e parë kur kryesonte Qeveria britanike”, tha Popoviç.
Antonio Milloshoski u pajtua me atë se duhet të ketë transparencë më të madhe dhe menaxhim më të mirë dhe tha se kjo seancë e sotme është dëshmi se Kuvendi është transparent dhe i hapur dhe gjithëpërfshirës.
“Komisioni për Çështje Evropiane diskuton temat evropiane, Procesin e Berlinit, Agjendën e Reformave, nuk ka më diskutim për Ligjin e Lotarisë ose Ligjin e Marihuanës ose ligje të tjera që u miratuan me keqpërdorimin e flamurit evropian”, tha Milloshoski.
Theksoi se Agjenda jonë e reformave dhe vlerësimi ynë në arritjet e atyre detyrimeve është një pjesë e madhe ndoshta edhe më i madhja në vlerësimin për integrimin e mëtutjeshëm.
“Por gjithashtu, për të pasur një pamje të plotë, vetë themelimi i Procesit të Berlinit si forum tregon se zgjerimi i BE-së nuk varet vetëm nga vendet kandidate. Ai varet shumë nga vullneti politik dhe prioritetet e të gjitha shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht kur vendimet merren në Këshillin e BE-së. Pa vendime dhe prioritete të tilla politike, nuk mund të presim një impuls më të fortë në zgjerimin e BE-së”, theksoi Milloshoski.
Shtoi se ajo që tani për fat të keq po ndodh në Ukrainë me agresionin rus, jep dinamikë të re dhe krijoi një alarm edhe te disa vende të caktuara anëtare të cilat ishin euroskeptike në lidhje me zgjerimin.
"Dhe ky është një moment i mirë politiko-diplomatik, por megjithatë, nga ajo që kemi pasur në bisedat me kolegët deputetë nga disa anëtarë më me ndikim të BE-së, vërejmë se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së e konsiderojnë zgjerimin një prioritet", theksoi Milloshoski.

Sanja Llukarevska nga LSDM theksoi se Procesi i Berlinit dhe Plani i Rritjes dhe Agjenda e Reformave, si dhe Raporti i KE-së, duhet të shqyrtohen paralelisht, dhe prej andej duhet të nxjerrim përfundime të përshtatshme se në cilat segmente kemi përparuar, në cilat vende jemi përpara Ballkanit Perëndimor dhe ku duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe, sepse reformat janë ato që do të na mundësojnë të arrijmë një standard më të lartë dhe integrim evropian.
“Por ajo që është shqetësuese është se që nga viti 2021, kur pati edhe samit të Procesit të Berlinit, përfundimi kryesor ishte se zgjerimi mbetet qëllim strategjik, kemi të njëjtin qëllim në vitin 2025, që atëherë, kur flitej për zgjerim, flitet për të edhe sot, dhe ne jemi ende në sallën e pritjes”, vlerësoi Llukarevska.
Paneli i dytë iu kushtua nivelit të zbatimit të reformave nga Agjenda e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe rolit të institucioneve në zbatimin e mëtejshëm të angazhimeve të ndërmarra. Në diskutim morën pjesë Stefan Ristovski nga Instituti për Politika Evropiane, Bojana Bosilkova nga Ministria e Drejtësisë dhe Todor Konevski nga Ministria e Energjetikës. Folësit ranë dakord që zbatimi i reformave duhet të jetë më efikas, me monitorim të qartë të progresit, raportim të rregullt dhe kontroll të fortë parlamentar me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. fc/
Foto: MIA