• петок, 05 декември 2025

Debat i amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2026, ndër temat dhe procedura e inicuar e Gjykatës Kushtetuese për pensionet

Debat i amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2026, ndër temat dhe procedura e inicuar e Gjykatës Kushtetuese për pensionet

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Në komisionin amë kuvendor për financim dhe buxhet sot vazhdoi debati i amandamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Përveç për amandamentet e paraqitura, debati është fokusuar edhe në procedurën e inicuar të Gjykatës Kushtetuese për rritjen lineare të pensioneve, pas së cilës u bënë akuza të ndërsjella midis pushtetit dhe opozitës. 

Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, në replikë të amendamentit të paraqitur nga LSDM-ja, përmendi se gjyqtarja Dobrila Kacarska ka paraqitur parashtresë deri te Gjykata Kushtetuse për rritjen lineare të pensioneve, pas së cilës pasuan kundërpërgjigje nga opozita. 

"Dora e zgjatur e LSDM-së në Gjykatën Kushtetuese ka paraqitur parashtresë në Gjykatën Kushtetuese për rritjen lineare të pensioneve. Tani që dikush ua ka rritur pensionet pensionistëve për shtatë mijë denarë, Kacarska po paraqet vetë një parashtresë dhe dëshiron t'ua heqë rritjen e pensioneve pensionistëve. Nëse kjo nuk është paradoks, nuk e di se çfarë është", tha Stojanovski.

Jovanka Trençevska replikoi, duke theksuar se Kacarska është gjyqtare raportuese, jo parashtruese e iniciativës, dhe se të gjithë gjyqtarët e pranuan iniciativën. Ajo vlerësoi se Stojanovski po manipulonte publikun. Sipas saj, pushteti nuk dëshiron një gjyqësor të pavarur, por përkundrazi dëshiron kontroll mbi gjyqësorin.

Akuzat e ndërsjella vazhduan edhe rreth asaj se cili ish-kryetar komune nga radhët e LSDM-së kishte banesë në katin e gjashtë dhe ka tregtuar me ndikim për një plan urbanistik, për të cilin Stojanovski paralajmëroi se do të paraqiste ankesë në KSHPK.

Pjesë e replikave ishin edhe vërejtjet nga VMRO-DPMNE se LSDM po paraqet një amendament me të cilin kërkon para shtetërore që do të të përdoren nga një kompani në pronësi të vëllait të Venko Filipçes, me seli në Dojran.

Për momentin në Komision është dhënë pauzë njëorëshe. 

Në seancën e paraditës, shqyrtuan dhe nuk morën mbështetje rreth dhjeëtra amendamente të paraqitura nga opozita. Me ato u kërkuan mjete shtesë për një rritje të pagave prej 30 për qind në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe në misionet konsullore dhe diplomatike, para për krijimin e një sistemi të vetëm kombëtar informacioni për lëndimet në punë dhe subvencione për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që zbatojnë një ekonomi cirkulare. ls/

Foto: printskrin 

 

 

Остани поврзан