Danimarka nuk do të marrë pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos për shkak të tensioneve për Grenlandën
- Përfaqësues zyrtarë danezë nuk do të marrin pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos për shkak të thellimit të kontestit rreth Grenlandës, kumtoi agjencia amerikane Bllumberg.
Kopenhagë, 19 janar 2026 (MIA) - Përfaqësues zyrtarë danezë nuk do të marrin pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos për shkak të thellimit të kontestit rreth Grenlandës, kumtoi agjencia amerikane Bllumberg.
"Mund të konfirmojmë se Qeveria e Danimarkës nuk do të përfaqësohet në Davos", deklaroi organizuesi i Forumit për Bllumberg.
Prej sot e deri më 23 janar në qytetin zviceran Davos do të mbahet takimi i 56-të vjetor i Forumit ekonomik botëror nën slloganin "Fryma e dialogut". Në Forum do të marrin pjesë rreth 3.000 pjesëmarrës nga 130 vende në pushimore alpine këtë vit, do të ketë pothuajse 400 funksionarë të lartë politik, përfshirë rreth 65 shefa të shteteve dhe qeveri si dhe 850 drejtorë ekzekutivë dhe kryesues të kompanive kryesore botërore. ab/
foto: МIА arkivi