Dalja në Kumanovë deri në orën 13është 13,34 për qind
- Dalja në votime në Kumanovë deri në orën 13, sipas të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhor, është 13,34 për qind.
Kumanovë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Dalja në votime në Kumanovë deri në orën 13, sipas të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhor, është 13,34 për qind.
"Gjithçka është në rregull. Deri në orën 13 kanë votuar 12.470 votues. Votimi po zhvillohet pa probleme, këshillat zgjedhore deri më tani nuk kanë raportuar probleme. Presim që procesi të zhvillohet pa probleme", tha kryetarja e KKZ-së së Kumanovës, Kristina Cvetkovska.
Këtë mëngjes vendvotimet u hapën në kohë, gjithsej 164. Sot, të drejtë vote kanë 94.041, duke e bërë Kumanovën komunën me numrin më të madh të votuesve.
Foto: MIA