Bëhen të ditura dyshet e plej ofit për të tetën e finales së Ligës së Kampionëve: Reali kundër Sitit në derbi, Bajerni në terren të vështirë si mysafir në Skoci
- Në hedhjen e sotme të shortit në selinë e Federatës evropiane në Nion u tërhoqën dyshet për plej-ofin për plasman për të tetën e finale së Ligës së kampionëve.

Nion, 31 janar 2025 (MIA) - Në hedhjen e sotme të shortit në selinë e Federatës evropiane në Nion u tërhoqën dyshet për plej-ofin për plasman për të tetën e finale së Ligës së kampionëve.
Derbi është mes Mançester Sitit, kampionit aktual anglez dhe fituesit të trofeut në vitin 2023, nga njëra anë dhe kampionit të La Ligës dhe mbajtësit të rekordeve për numër të titujve evropianë - Real madridit. Ndeshja tjetër që do të tërheqë vëmendje është ajo mes liderit aktual në Bundesligë - Bajern Munihut dhe kampionit të shumëfishtë të Skocisë - Seltikut.
Disa ekipeve nuk u nevojitej plej-ofi për ta kaluar raundin e aprë të luftës për kurorën evropiane, kështu që plasman të drejtpërdrejtë në Top 16 siguruan Liverpuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko Madridi, Bajeri, Lil dhe Aston Vila.
Dyshet për plej-ofin e të tetës së finale:
Klub Brizh– Atalanta
Sporting – BHorusia Dortmund
Mançester Siti – Real Madrid
Seltik – Bajer Munih
Juventus – PSV Ajndhoven
Fejenord – Milan
Brest – Pari Sen Zhermen
Monako – Benfika
Orari për fazën nokaut:
Plejof: 11-12. dhe 18-19. shkurt viti 2025
E teta e finales: 4-5. dhe 11-12. mars viti 2025
Çerek finalja: 8-9. dhe 15-16. prill viti 2025
Gjysmëfinalja: 29-30. prill dhe 6-7. maj viti 2025
Finalja: 31 maj 2025 në Мunih. ab/
Foto: Arkivi