Byroja e Zhvillimit të Arsimit shënon 70 vjetorin e egzistencës
- Shtatë dekada nga themelimi, sot shënoi Byroja e Zhvillimit të Arsimit, ndërsa në ceremoninë e organizuar me këtë rast foli edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila dërgoi mirënjohje deri te të gjithë punonjësit aktualë dhe të mëparshëm të institucionit për kontributin e tyre në ndërtimin e sistemit arsimor kombëtar, duke u uruar punë më efektive dhe rezultate pozitive në të ardhmen.
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Shtatë dekada nga themelimi, sot shënoi Byroja e Zhvillimit të Arsimit, ndërsa në ceremoninë e organizuar me këtë rast foli edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila dërgoi mirënjohje deri te të gjithë punonjësit aktualë dhe të mëparshëm të institucionit për kontributin e tyre në ndërtimin e sistemit arsimor kombëtar, duke u uruar punë më efektive dhe rezultate pozitive në të ardhmen.
„Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja tani kanë vizion identik për drejtimin në të cilin duhet të lëvizë arsimi. Përpjekjet janë të bashkuara dhe të drejtuara drejt të njëjtit qëllim - marrjes së shenjës evropiane, të cilën, besoj, do ta marrim më lehtë dhe më shpejt, duke qenë të bashkuar kështu. Është shumë e rëndësishme. Koha për vendet në zhvillim është e çmuar, veçanërisht për Maqedoninë, e cila, të jemi të sinqertë, ka shpenzuar vite e vite me radhë duke u fokusuar në prioritete të tjera, në vend që të investonte në zhvillimin e arsimit si burimi ynë kryesor për prosperitet", theksoi Janevska.
Ministrja theksoi se puna e Byrosë nuk është aspak e thjeshtë. Institucioni ka për detyrë të ndërtojë mozaik dhe aftësia qëndron në gjetjen e vendit të duhur edhe për elementin më të vogël në një kohë të shkurtër.
“Sot, obligim i Juaji dhe yni është t’i përgjigjemi zhvillimit të shpejtë të mjeteve digjitale dhe inteligjencës artificiale, por edhe ndryshimeve në shoqëri- migrimeve, natalitetit të ulët, nevo-jave të reja të nxënësve dhe mësimdhënësve. Jemi të vendosur përballë nevojës për sistem arsimor që është i hapur për çdo fëmijë, i cili i njeh mundësitë dhe nevojat e ndryshme të nxënësve dhe i mbështet mësimdhënësit të avancohen dhe të ndjekin qasjet moderne peda-gogjike. Tekstet shkollore duhet të jenë të kuptueshme dhe aktuale, ndërsa programet mësimore të mundësojnë zhvillim sistematik të dijes, aftësive dhe vlerave, në përputhje me standardet evropiane dhe kërkesat e tregut të punës”, theksoi Janevska.
Ajo potencoi se më e rëndësishme është që në ndërtimin e arsimit cilësor të përfshihen të gjitha segmentet e shoqërisë, e jo vetëm shkollat dhe shërbimet e tyre, por edhe prindërit, komuniteti lokal, sektori real dhe mediet. MASH dhe BZHA deri më tani kanë qenë të hapura dhe trans-parente dhe shpreson se kështu do të jetë edhe në të ardhmen".
„ Nuk duhet të kursejmë mundin. Me besim të lartë dhe të ndërsjellë duhet të mbetemi të përkushtuar ndaj reformave. Kjo është edhe mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në Byro dhe për shtatë dekada kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit në Maqedoni”, tha Janevska.
Në ceremoninë solemne foli edhe drejtorja e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa u promovua edhe Monografia – 70 vjet të BZHA-së.

Ne solemnitet janë ndarë mirënjohje për përfaqsuesit e institucioneve të cilat mbështesin punën e BZHA si dhe u promovua monografi për jubileun e 70-të të ekzistencës së Byrosë. rq/
Foto: MIA