Buxheti i Shqipërisë për vitin e ardhshëm 8,8 miliardë euro, me deficit të planifikuar prej 637 milionë euro
- Parlamenti shqiptar pas debatit 16-orësh, me 83 vota "për" ato të shumicën në pushtet, rreth orës 3 të mëngjesit e miratoi Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm.
Tiranë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Parlamenti shqiptar pas debatit 16-orësh, me 83 vota "për" ato të shumicën në pushtet, rreth orës 3 të mëngjesit e miratoi Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm.
Buxheti është projektuar në 8,8 miliardë euro, me deficit të planifikuar prej 637 milionë eurove.
Në fondet e përbashkëta, rreth 100 milionë euro janë planifikaur për rritje të pensioneve, 135 milionë euro do të shfrytëzohen për refundim të barërave, përderisa 50 milionë euro do të shkojnë për procesin për ripërtëritje, që nënkupton dëmshpërblim prej fatkeqësive natyrore.
Fondi i dedikaur për 11 marrëveshje koncesionere është planifikuar në 120 milionë euro, që është shumë më e vogël në krahasim me 123 milionë eurot që priten për vitin rrjedhës.
Kur kryeministri Eddi Rama doli në foltoren e Kuvendit, për ta arsyetuar buxhetin, deputetët e opozitës, me përjashtim të dy prej tyre, ia kthyen kurrizin. Ndaj kësaj Rama reagoi me fjalët: ma lehtësuat fjalimin, më mirë t'ua shoh kurrizin, se sa fytyrat".
"Ky është buxheti historikisht më i lartë, për konsolidim të një rritjeje të qëndruehsme sociale dhe shëdnetësore. Është paraparë rritja e rrogave, sipas kategorive, e mësimdhënësve, administratës, policisë, punonjësve shëndetësorë dhe mjekëve dhe infermierëve, dhe gjithsesi pensionistëve. Pensionet do të jenë 500 euro ndërsa rroga mesatare 850 euro", tha mes tjerash kryeministri.
Paralajmëroi se deri në fund të manddatit të kësaj qeveri, në vitin 2029, qëllimi i saj është rroga minimale në vend të arrijë 700 euro.
"Flitet për tatime dhe ngarkesë fiskale, por dëshiroj të shtoj se në rastin me biznesin e madh, ne jemi vend që i tatimon ata që fitojnë më së shumti. Dëshiroj të përmend se deri në vitin 2029, bizneset e vogla edhe më tej nuk do të paguajnë tatimin e fitimit. ne si shtet kemi nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH në tërë Evropën", theksoi Rama.
Debati kaloi në atmosferë të tensionuar ndërkaq u mënjanua nga salla e Kuvendit deputeti Agron Shehaj, i opozitës. Në të njejtën nuk mori pjesë lideri i PD-së, Sali berisha, të cilit i është caktuar masa prej 20 ditëve mosprani në sallë, për shkak të sjelljes joetike në mbledhjen e fundit. ab/
Foto: Rama FB (printskrin)