• четврток, 25 декември 2025

Bujqit grekë deri të premten nuk do të bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë

Bujqit grekë deri të premten nuk do të bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë

Athinë, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia, në ditët në vijim, deri të premten do të zhvillohet pa ndërprerë duke qenë se bujqit grekë kanë vendosur përkohësisht, për shkak Krishtlindjeve, t'i pezullojnë bllokadat, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, por traktorët do të qëndrojnë të parkuar në kufij, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina. 

Në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë), blloku bujqësor me mbi 300 traktorë u vendos më 1 dhjetor, ndërsa komunikacioni u bllokua për disa orë çdo ditë, fillimisht paradite dhe pasdite, ndërsa në periudhën e kaluar vetëm në orët e pasdites. 

Sipas ANA-MPA, gjatë ditës, traktorët dhe mjetet bujqësore të parkuara në mes të rrugës do të hiqen dhe fermerët do t'i parkojnë ato në anët e majta dhe të djathta, me çka do të lirojë plotësisht korsitë e komunikacionit dhe do të lejojë kalimin e papenguar të kamionëve, autobusëve turistikë dhe makinave të udhëtarëve. 

Megjithatë, bujqit do të qëndrojnë dhe planifikojnë të kalojnë festat atje, por pa penguar zhvillimin normal të komunikacionit. 

Situata është e ngjashme në Niki (Mexhitlija) ku bujqit kanë vendosur që deri të premten mos bllokojnë komunikacionin. 

Nga ana tjetër, mbeten, të paktën gjatë ditës së sotme, bllokadat në vendkalimet kufitare Promahonas dhe Eksohi drejt Bullgarisë, por vetëm për automjetet e mallrave. 

Sa i përket bllokadave në të gjithë Greqinë, qëllimi i bujqëve në prag të Krishtlindjeve është hapja e autostradave në mënyrë që qytetarët të arrijnë në destinacionet e tyre pa probleme, por pa tërhequr plotësisht traktorët. 

Plani i tyre është t’i lënë traktorët të parkuar në fund të autostradave, gjë që policia beson se është e pasigurt në atë mënyrë të zhvillohet komunikacioni.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан