• петок, 05 декември 2025

British Medikall Xhurnal: Provat "nuk tregojnë një lidhje të qartë" midis paracetamolit, autizmit dhe ADHD-së

British Medikall Xhurnal: Provat

Londër, 10 nëntor 2025 (MIA) - Provat ekzistuese nuk tregojnë një lidhje të qartë midis marrjes së paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit dhe ADHD (Çrregullim i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes) tek fëmijët, sipas një shqyrtimi të detajuar, njoftoi DPA. 

Hulumtuesit shqyrtuan të gjitha studimet për këtë çështje dhe arritën në përfundim se ato ishin të cilësisë së ulët, me besim "nga e ulët deri në kritikisht e ulët" në çdo gjetje që sugjeronte një lidhje. 

Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, në shtator deklaroi se kishte një "rritje meteorike" të rasteve të autizmit dhe se Tajlenhoti, i cili në Britaninë e Madhe quhet paracetamol, është arsye potenciale. 

Ai tha se ilaçi kundër dhimbjes nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë, duke sugjeruar që gratë shtatzëna duhet të "përmbahen". Komentet e tij u kritikuan nga aktivistët e autizmit dhe shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe në mbarë botën

Në një studim të ri, të publikuar në British Medical Journal (BMJ), ekspertët, mes të cilëve dhe nga universitetet e Liverpulit dhe Birmingemit, arritën në përfundimin se gratë duhet të vazhdojnë të këshillohen të marrin paracetamol kur është e nevojshme për të trajtuar dhimbjen dhe ethet gjatë shtatzënisë.  

Ata thanë se ekziston një "mungesë e provave të forta që lidhin përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë me autizmin dhe ADHD-në tek pasardhësit".

Përveç kësaj, ethet e patrajtuara, veçanërisht në tremujorin e parë, është e lidhur me rrezik të abortit spontan, defekteve të lindjes dhe lindjes së parakohshme, që thekson nevojën që gratë mund të marrin paracetamol. 

Ekipi gjithashtu sugjeron që çdo lidhje e dukshme midis paracetamolit, autizmit dhe ADHD-së në studimet e mëparshme mund të shkaktohet nga faktorë të përbashkët gjenetikë dhe mjedisorë në familje.

Për studimin më të ri, hulumtuesit kanë hetuar nëntë vlerësime sistematike të cilat përfshijnë gjithsej 40 studime vëzhguese të cilat raportonin për përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rrezikun e autizmit, ADHD-së ose rezultateve të tjera neurozhvillimore. 

Të gjitha vlerësimet njoftuan një lidhje të mundshme deri të fortë midis marrjes së paracetamolit nga ana e nënës dhe autizmit ose ADHD-së, ose të dyjave, tek fëmijët, por shtatë nga nëntë vlerësimet këshilluan kujdes në interpretimin e gjetjeve. rq/

Foto: BMJ

Остани поврзан