• петок, 12 декември 2025

Britania e Madhe zhvillon plane për një luftë të mundshme

Britania e Madhe zhvillon plane për një luftë të mundshme

Londër, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Britania e Madhe "me shpejtësi zhvillon" plane për të përgatitur të gjithë vendin për një luftë të mundshme, deklaroi ministri i Mbrojtjes Al Karns. Ai paralajmëroi për "hijen e luftës" që varet mbi Evropën, duke thënë se aktiviteti armiqësor i inteligjencës kundër Britanisë së Madhe ishte rritur me më shumë se 50 për qind gjatë vitit të kaluar, publikoi Skaj njuz. 

"Hija e luftës përsëri po troket në derën e Evropës. Ai është një realitet. Duhet të jemi të përgatitur ta parandalojmë", tha ai. 

Komentet e tij erdhën vetëm një ditë pasi shefi i NATO-s, Mark Rute, u tha aleatëve se Evropa duhet të përgatitet për një konflikt me Rusinë në një shkallë "siç e kanë duruar gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë", duke iu referuar Luftës të Parë dhe të Dytë Botërore. 

Në shenjë të ashpërsisë së kërcënimit, Britania e Madhe deklaroi se niveli i aktivitetit armiqësor të inteligjencës, duke përfshirë spiunazhin, hakerimin dhe kërcënimet fizike, kundër forcave të saj të armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes ishte rritur me më shumë se 50 për qind vitin e kaluar. Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut dyshohen si fajtorët kryesorë. 

Në përgjigje, qeveria britanike formon një njësi të re të kundërzbulimit të mbrojtjes për të përforcuar aftësinë e saj për të zbuluar dhe ndërprerë operacionet e shteteve armiqësore. Gjithashtu, ekziston riorganizim në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, pas çka me degët e ndryshme të inteligjencës ushtarake që bashkohen në një organizatë të re të quajtur Inteligjenca Ushtarake.

Karns, një ish kolonel i forcave speciale, thotë se shumë njerëz në Britaninë e Madhe nuk e shohin, nuk e dëgjojnë ose nuk e ndiejnë rrezikun, dhe pavarësisht se lufta në Ukrainë ndikon në jetën e tyre, për shembull përmes çmimeve të karburantit.

"Duhet t'ua kumtojmë këtë njerëzve për të qenë të sigurt që ata e kuptojnë, jo për t'i trembur, por për të qenë realistë dhe për të kuptuar se nga vijnë këto kërcënime dhe pse mbrojtja dhe një qasje e të gjithë shoqërisë janë kaq të rëndësishme" përfundoi ai. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан