Braziliani tetëmbëdhjetë vjeçar, estevao vendosi rekord në Çellsi për shekullin 21
- Futbollisti i Çellsit, Estevao është bërë ylli i ndeshjes kundër Kristal Palas (3:1) në xhiron e 23-të të Premier Ligës, duke shkruar historinë për klubin londinez.
Londër, 26 janar 2026 (MIA) - Futbollisti i Çellsit, Estevao është bërë ylli i ndeshjes kundër Kristal Palas (3:1) në xhiron e 23-të të Premier Ligës, duke shkruar historinë për klubin londinez.
Në ndeshje e djeshme, braziliani 18-vjeçar shënoi gol dhe asistoi.
Sipas agjencisë statistike "Opta", Estevao në ditën e ndeshjes kishte 18 vjet dhe 276 ditë. Ai u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e Çellsit që ka shënuar gol dhe ka asistuar në ndeshjen e njejtë të Premier Ligës angleze. Estevao ka vendosur rekord në klubin në dy kategoritë në shekullin 21.
Lojtari i vetëm i Çellsit që e ka arritur këtë në moshën më të re është Nil Shiperli. Në prill të vitit 1993, në moshën 18 vjeçare e 164 ditë, ai ka shënuar gol dhe ka asistuar kundër Vimbëldon. Kështu Estevao barazoi sukses që asnjë lojtar i Çellsit nuk ka shënuar më shumë se 30 vjet. mb/
Foto: EPA