BQE-ja njoftoi për humbjen më të madhe në historinë e saj
- Banka Qendrore Evropiane (BQE) sot njoftoi për për të dytin vit radhazi humbje, me deficit prej rreth 7.9 miliardë euro (8.2 miliard dollarë) në vitin 2024.

Frankfurt, 20 shkurt 2025 (MIA) - Banka Qendrore Evropiane (BQE) sot njoftoi për për të dytin vit radhazi humbje, me deficit prej rreth 7.9 miliardë euro (8.2 miliard dollarë) në vitin 2024.
Kjo shënon humbjen më të madhe në historinë më shumë se 25-vjeçare të BQE-së. Banka mund të pësojë disa humbje në vitet e ardhshme, por ato duhet të jenë më të vogla se në dy vitet e fundit.
Në vitin 2023, BQE arriti të ulë deficitin e saj me 1.3 miliardë euro. Humbjet e kombinuara për dy vitet e mëparshme, të cilat gjithsej 9.21 miliardë euro do të barten për t'u kompensuar me fitimet e ardhshme.
Banka theksoi se humbjet e përkohshme janë rezultat i vendimeve të nevojshme të politikës monetare. Megjithatë, BQE-ja tha se mundet në mënyrë efektive të punojë dhe të përmbushë detyrën e saj kryesore për sigurimin e stabilitetit të çmimeve në 20 vendet e eurozonës.
Duke filluar nga vera e vitit 2022, BQE me seli në Frankfurt shpejt i ka rritur normat e interesit për të vënë nën kontroll inflacionin e lartë.
Inflacioni tani është larg nga nivelet më të larta rekord, duke e shtyrë BQE-në të ulë sërish normat e interesit në eurozonë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s