Bozhinovska: Vizioni ynë është i qartë - të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm, modern, efikas dhe të digjitalizuar energjetik
- Vizioni ynë është i qartë - të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm, modern, efikas dhe të digjitalizuar energjetik, që do të sigurojë furnizim të sigurt, çmime të përballueshme për qytetarët dhe kompanitë, si dhe ulje të dukshme të emisioneve të gazrave të qelqtë. Kjo është rruga drejt cilësisë më të mirë jetësore, mjedisit hapësinor më të pastër dhe ekonomisë më të fuqishme, porositi sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Vizioni ynë është i qartë - të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm, modern, efikas dhe të digjitalizuar energjetik, që do të sigurojë furnizim të sigurt, çmime të përballueshme për qytetarët dhe kompanitë, si dhe ulje të dukshme të emisioneve të gazrave të qelqtë. Kjo është rruga drejt cilësisë më të mirë jetësore, mjedisit hapësinor më të pastër dhe ekonomisë më të fuqishme, porositi sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
Siç theksoi Bozhinovska në fjalimin në ngjarjen me rastin e 26 janarit - Ditës Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, Maqedonia ka potencial, vizion dhe kapacitet që të jetë shembull rajona për tranzicion të suksesshëm energjetik.
"Obligimi ynë është që këtë potencial ta shndërrojmë në realitet. Por, tranzicioni energjetik nuk është proces që mund ta zhvillojë një institucion, por kërkon partneritet mes Qeverisë, sektorit të biznesit, shkencës, bashkësisë lokale dhe qytetarëve. Vetëm të bashkuar mjund të ndërtojmë sistem që do të jetë i qëndrueshëm, i drejtë dhe rezistent ndaj sfidave të ardhshme", theksoi Bozhinovska.

Sipas saj, sot, më shumë se kurrë, është e rëndësishme të investohet në zgjidhje të sigurta dhe të qëndrueshme të energjisë. Megjithatë, tranzicioni energjetik nuk nënkupton vetëm ndërtimin e centraleve diellore dhe të erës, por nënkupton edhe një transformim të plotë të sistemit, modernizim dhe digjitalizim të rrjetit elektrik, forcim të kapaciteteve të transmetimit dhe shpërndarjes, zhvillim të rrjeteve inteligjente dhe veçanërisht zhvillimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë.
"Jetojmë në një kohë ndryshimesh të thella globale në të cilat kërkesa për energji elektrike është vazhdimisht në rritje. Digjitalizimi, elektrifikimi i transportit dhe industrisë, si dhe zhvillimi i inteligjencës artificiale, krijojnë një realitet të ri në të cilin energjia po bëhet një infrastrukturë kyçe për rritjen ekonomike, konkurrueshmërinë dhe përparimin teknologjik. Këto procese hapin mundësi të mëdha, por edhe sfida serioze. Maqedonia ka potencial serioz për shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe për këtë arsye angazhimi ynë strategjik është të shfrytëzojmë maksimalisht këto avantazhe natyrore, të ndërtojmë një sistem modern, fleksibël dhe të qëndrueshëm të energjisë dhe të pozicionohemi si një lider rajonal në tranzicionin e energjisë së gjelbër", theksoi ministrja.
Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i elektranave fotovoltaike në vend, informoi arrin afërsisht 850 megavat, me trend të qartë, siç tha të rritjes së mëtejshme

Në ngjarjen "Ditë diellore - energji e pastër në praktikë" u drejtuar edhe drejtoresha e INOVA, Daniella Dimovska, ndërsa profesorit Zoran Markov nga Fakulteti i Makinerisë në Shkup mbajti një sesion të shkurtër edukativ. Është hapur panel diskutim me temë "Energjia diellore në Maqedoni - mundësi dhe sfida". mb/
Foto/video: MIA