• среда, 08 април 2026

Bozhinovska në Uashington ne takim me "Shevron" për diversifikimin e furnizimit dhe hyrjen e kompanive amerikane në tregun e Maqedonisë

Bozhinovska në Uashington ne takim me

Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një takim pune në zyrën e Chevron Corporation në Uashington, kushtuar promovimit të bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe sigurimit të një furnizimi të qëndrueshëm dhe të diversifikuar me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG). 

Bisedimet, siç informojnë nga Kabineti i Bozhinovskës, u përqendruan në temat kryesore për të ardhmen energjetike të vendit, duke përfshirë diversifikimin e furnizimeve me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, mundësitë për hyrje dhe prani më të madhe të kompanive amerikane të naftës në tregun e Maqedonisë, përforcimin e stabilitetit dhe konkurrencës, si dhe përmirësimin e sigurisë energjetike. Në mënyrë shtesë, u diskutua edhe potenciali për zhvillim të mëtejshëm të sektorit të energjisë përmes investimeve dhe partneriteteve të reja. 

Bozhinovska theksoi se Maqedonia është e hapur për partneritete të reja që do të sjellin siguri të furnizimit dhe do të krijojnë një treg më konkurrues. 

Takimi me "Chevron" përfaqëson një hap të rëndësishëm në pozicionimin e vendit si një partner serioz në rrjetin rajonal dhe global të energjisë, me një fokus të qartë në stabilitetin afatgjatë dhe diversifikimin strategjik.

Në takim, siç informojnë nga Ministria, përveç të pranishmëve në Uashington, onlajn u përfshinë edhe përfaqësues kryesorë të kompanisë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë nga Pekini dhe Madridi, gjë që, thonë ata, konfirmon seriozitetin dhe peshën globale që "Chevron" i jep bashkëpunimit të mundshëm me Maqedoninë e Veriut.

Nga ana e Shevron, në takim morën pjesë Brajan Esner, menagjer i përgjithshëm për Origjinimin e LNG-së, i cili ka më shumë se 25 vjet përvojë në projekte globale të energjisë, si dhe Lem Smit, zëvendëskryetar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare me Qeverinë, dhe Stiv Keil, menaxher i lartë i Marrëdhënieve Ndërkombëtare me Qeverinë.

Në takim, ministrja Sanja Bozhinovska shoqërohej nga Goran Nikollovski, udhëheqës në sektorin e gazit, dhe Nedim Rama, drejtor i NOMAGAS, të cilët janë pjesë e delegacionit të Maqedonisë në Uashington. rq/

Foto: Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

Тагови

Остани поврзан