Bozhinovska me liderët energjetikë në forumin R-TEC në Athinë - fokus në bashkëpunimin e ri transatlantik
- – Në Athinë sot zyrtarisht filloi Partneriteti i gjashtë për bashkëpunim transatlantik energjetik (R-TEC) – forum global i cili i bashkon ministrat energjetikë nga 25 vende të Evropës dhe Amerikës Veriore, kushtuar përparimit të sigurisë energjetike dhe projekteve strategjike infrastrukturore, në të cilën merr pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) – Në Athinë sot zyrtarisht filloi Partneriteti i gjashtë për bashkëpunim transatlantik energjetik (R-TEC) – forum global i cili i bashkon ministrat energjetikë nga 25 vende të Evropës dhe Amerikës Veriore, kushtuar përparimit të sigurisë energjetike dhe projekteve strategjike infrastrukturore, në të cilën merr pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

Pas ftesës nga sekretari amerikan për energjetikë Kris Rajt dhe ministri grek i Energjetikës Stavros Papastavru, ministrja Bozhinovska mori pjesë në hapjen solemne të forumit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së re për bashkëpunim ndërmjet SHBA-së dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Forumi, i cili i bashkon ministrat energjetikë nga 25 vende të Evropës dhe Amerikës Veriore, përfaqëson platformë udhëheqëse për dialog për sigurinë energjetike, diversifikimin e burimeve dhe investimeve strategjike në rajon.

Në ngjarje ishte nënshkruar marrëveshje strategjike energjetike ndërmjet ExxonMobil, Energean dhe Helleniq Energy, e cila parasheh pjesëmarrje investuese 60% në hulumtimin e rajonit të gazit „Block 2“në Detin Jon, në veriperëndim të Korfuzit.
Me këtë veprim, SHBA-ja dhe Greqia e hapën fazën e re të bashkëpunimit energjetik dypalësh, në vlerë ndërmjet 50 dhe 100 milionë dollarë, e drejtuar drejt përforcimit të sigurisë rajonale dhe diversifikimit të tregut evropian.
“Prania e ministres Bozhinovska midis liderëve të energjisë dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe rajonit u vlerësua shumë nga nikoqirët, si shprehje respekti për Maqedoninë dhe rolin e saj aktiv në bashkëpunimin rajonal energjetik. Në fjalimin e tij, ministri Grek i Energjisë Papastravru përmendi Maqedoninë e Veriut si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të qëndrueshëm rajonal, duke theksuar se projektet e përbashkëta energjetike me Maqedoninë janë model për besim dhe integrim në Evropën Juglindore”, thuhet në kumtesë.

Mbrëmë, ministrja Bozhinovska pas ftesës së ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberli Gillfojll, mori pjesë në pritjen për nder të sekretarit amerikan për energjetikë Kris Rajt dhe sekretarit për siguri të brendshme Dag Burgam, i organizuar në Ambasadën e SHBA-së në Athinë.
Në pritje morën pjesë delegacioni amerikan, ministra evropianë dhe përfaqësues të kompanive udhëheqëse energjetike, me qëllim të përforcimit të partneritetit transatlantik dhe investimet në energji të pastër dhe infrastrukturë.
Forumi P-TEC, i cili mbahet në Zappeion Megaron, këtë vit grumbulloi mbi 400 përfaqësues të lartë nga 25 shtete, dhe konfirmoi se bashkëpunimi energjetik ndërmjet Evropës dhe SHBA-së bëhet bosht strategjik i qëndrueshmërisë dhe zhvillimit në rajon.
Prania e Maqedonisë në forume të tilla është konfirmim se vendi ynë lëviz i barabartë me partnerët evropianë dhe transatlantikë në epokën e re energjetike, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. fc/
Foto: MEMBM