• петок, 05 декември 2025

Bozhinovska - De Grut: Mundësi për investime të mëdha energjetike dhe transformim të gjelbër në Maqedoni

Bozhinovska - De Grut: Mundësi për investime të mëdha energjetike dhe transformim të gjelbër në Maqedoni

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska zhvilloi takim pune me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Robert de Grut, i cili mbikëqyr aktivitetet e bankës në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së nënkryetarit De Grut në vend, gjatë së cilës ai konfirmoi mbështetjen e tij për zhvillimin e projekteve strategjike në sektorin energjetik, kumtoi Ministria.

 Ministrja dhe nënkryetari i BEI-së në takim shkëmbyen pikëpamje për projektet dhe iniciativat e ardhshme që banka mund të mbështesë në vend, me një fokus të veçantë në tranzicionin energjetik, modernizimin e infrastrukturës së energjisë elektrike dhe rritjen e efikasitetit energjetik.

"U shqyrtuan mundësitë për mbështetje të kombinuar financiare, teknike dhe eksperte, e cila do të mundësojë përgatitje dhe zbatim më të shpejtë të projekteve me përparësi të lartë. Vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së iniciativave për mbështetje të projekteve që lidhen me nënstacionet dhe infrastrukturën e energjisë elektrike, duke përdorur modele fleksibile financimi. Gatishmëri për përfshirje në aktivitete që lidhen me TEC Manastir veçanërisht në fushën e tranzicionit energjetik, modernizimit dhe rritjes së efikasitetit të proceseve të prodhimit. BEI ka ekspertë në efikasitetin energjetik dhe ka zhvilluar programe në këtë fushë, të zbatuara në vende të tjera. U ofrua ekspertizë dhe mbështetje në hartimin dhe zbatimin e programeve të ngjashme në nivel kombëtar, informoi Ministria e Energjetikës.

Nënkryetari De Grut theksoi se BEI është e gatshme të sigurojë jo vetëm mbështetje financiare, por edhe ekspertizë për zhvillimin e programeve të efikasitetit energjetik dhe projekteve të infrastrukturës, me qëllim forcimin e potencialit kombëtar dhe të avancohet zhvillimi i qëndrueshëm.

Ministrja Bozhinovska, shtohet në kumtesën, theksoi se Maqedonia e vlerëson bashkëpunimin me BEI-në, i cili do të kontribuojë në përshpejtimin e zbatimit të projekteve kyçe në sektorin energjetik dhe forcimin e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë energjetike të vendit.

"Banka shprehu interes të fortë për të vendosur bashkëpunim më intensiv dhe për të mbështetur iniciativa të reja në sektorë të ndryshëm", thekson ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. ls/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

 

Остани поврзан