• сабота, 21 февруари 2026

Bovino dhe agjentët e ICE me siguri do të largohen nga Mineapolis

Bovino dhe agjentët e ICE me siguri do të largohen nga Mineapolis

Uashington, 27 janar 2026 (MIA) - Mediat amerikane kanë publikuar se pritet që përfaqësuesi i operacioneve të patrullës kufitare, Gregori Bovino dhe disa agjentë të Shërbimit për Emigracion dhe Dogana (ICE), së shpejti të largohen nga Mineapolisi.

Prefekti i Mineapolis, Xhejkob Frej pas një bisedë telefonike me presidentin Tramp, në platformën Iks, publikoi se sot agjentët federalë do të largohen nga qyteti. Por, ai nuk precizoi se sa agjentë do të tërhiqen.

Në Mineapolis disa ditë janë mbajtur protesta, që kur një agjent i ICE-së qëlloi dhe vrau Rene Gud më 7 janar, ndërsa më 24 janar Aleks Preti u qëllua dhe u vra nga një agjent i ICE-së. Administrata Trump ka thënë se agjentët qëlluan në vetëmbrojtje.

Njoftimi se Bovino do të largohej nga Mineapolis erdhi pasi që Tramp tha se kishte folur në telefon me guvernatorin e Minesotës, Tim Volc. Presidenti amerikan e përshkroi telefonatën si "një telefonatë shumë të mirë", ndërsa Volc tha se telefonata ishte produktive dhe se Tramp kishte rënë dakord të merrte në konsideratë uljen e numrit të agjentëve federalë të vendosur në Minesota. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан