Borisov: Menjëherë do ta kthejmë mandatin për përbërjen e qeverisë, por kaosi dhe urrejtja mes partive politike në Bullgari do të bëhen ende më të mëdha
- Udhëheqësi i GERB, Bojko Borisov, sot njoftoi se koalicioni i tij do ta pranojë, por menjëherë do ta kthejë mandatin për përbërjen e qeverisë së re të Bullgarisë, duke paralajmëruar se vendi po përballet me kaos ende më të madh dhe padurim politik.
Sofje, 9 janar 2026 (MIA) - Udhëheqësi i GERB, Bojko Borisov, sot njoftoi se koalicioni i tij do ta pranojë, por menjëherë do ta kthejë mandatin për përbërjen e qeverisë së re të Bullgarisë, duke paralajmëruar se vendi po përballet me kaos ende më të madh dhe padurim politik.
"Do ta marrim mandatin dhe do ta kthejmë, por ju paralajmëroj se kaosi do të jetë ende më i madh, ndërsa urrejtja mes partive politike do të rritet, sepse nuk ka klasë politike me të cilën mund të arrihet marrëveshje", deklaroi Borisov gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë në profilin e tij të Fejsbukut, transmeton BTA.
Paraprakisht, nga shërbimi për media i presidenti bullgar Rumen Radev njoftuan se shefi i shtetit të hënën, më 12 janar, do t'ia kthejë mandatin për përbërjen e qeverisë kandidatit për kryeministër të theksuar nga grupi më i madh parlamentar në Asamblenë e 51-të Kombëtare - GERB-SDS.
Borisov e vlerësoi qeverisjen e 11 muajve të fundit si më të suksesshmen në dekadat e fundit, duke vënë në dukje se pavarësisht cikleve të shumta zgjedhore, ai arriti të mblidhte një "koalicion absurd të pakicës" që arriti qëllime kyçe gjeostrategjike.
Sipas tij, buxheti i shtetit për vitin 2025 regjistron të ardhura prej 13.9 miliardë levash më shumë krahasuar me vitin 2024.
"Në këto zgjedhje, ne jemi vetëm kundër të gjithëve dhe duhet të japim një rezultat të tillë që vendi të mos futet në kaosin në të cilin ndodhet prej katër vitesh", shtoi Borisov, duke specifikuar se ajo që është e rëndësishme tani është mobilizimi i plotë për zgjedhjet. sa/
foto: arkivi