• сабота, 22 февруари 2025

Bora për momentin nuk pengon komunikacionin, mjegull në disa drejtime rrugore

Bora për momentin nuk pengon komunikacionin, mjegull në disa drejtime rrugore

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm shënohen në vendet perëndimore, qendrore dhe lindore të vendit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informon NP "Rrugët e Maqedonisë".

Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore të Strazhës, deri në 70 metra në kalimin malor Pletvar, në Krushevë deri në 80 metra dhe në Mavrovë nga 50 deri në 70 metra.

Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka dhe prerje.

NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon për menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. rq/

Foto: MIA

 

Остани поврзан