Borë e dobët në Gjavato dehe Pletvar, mjegull në rrugën drejt Kodrës së Diellit
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë me intensitet të dobët ka në qafat malore Gjavato dhe Pletvar. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës prej 40 deri 50 metra ka nga fshati Gajre deri te Kodra e Diellit, informoi LAMM.
Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë me intensitet të dobët ka në qafat malore Gjavato dhe Pletvar. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës prej 40 deri 50 metra ka nga fshati Gajre deri te Kodra e Diellit, informoi LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/
Foto: MIA