Bojkoti në FBeH pa efekt - qarkullimi në shitore madje është rritur
- – Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Federatës së BeH (FBeH), aksioni “Bojkot në BeH” nuk i ka arritur rezultatet e pritura, sepse qarkullimi në shitore ishte madje edhe më i madh lidhur me një ditë më parë ose në lidhje me ditën e njëjtë të javës së kaluar.

Sarajevë, 3 shkurt 2025 (MIA) – Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Federatës së BeH (FBeH), aksioni “Bojkot në BeH” nuk i ka arritur rezultatet e pritura, sepse qarkullimi në shitore ishte madje edhe më i madh lidhur me një ditë më parë ose në lidhje me ditën e njëjtë të javës së kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare, më 31 janar të vitit 2025, qarkullimi i përgjithshëm në Federatën BeH ishte 251.568.163 marka konvertibile (КМ) (1 КМ=0,51euro)
Qarkullimi i objekteve tregtare në Federatën BeH më 31 janar ishte 101.908.646 КМ. Më 30 janar ishte regjistruar qarkullim i përgjithshëm prej 199.668.251 КМ, përderisa në tregti ishin realizuar 101.538.760,53 KM. Një javë më parë, më 24 janar, qarkullimi i përgjithshëm në Federatën BeH ishte 175.927.100 КМ, prej të cilave 92.287.812 КМ ishin nga objektet tregtare – njoftoi Administrata Tatimore e FBeH. fc/
Fotografia: Arkivi