Bojkot të ri për blerje në markete, kompetentët paralajmërojnë masa sot ose të hënën
- – Për sot është paralajmëruar bojkot i ri në markete pas atij të javës së kaluar kur qarkullimi në zinxhirët e mëdhenj tregtar ishte ulur për afro 50 për qind. Përderisa qytetarët bëjnë thirrje në bojkot të ri për shkak të çmimeve të larta të produkteve themelore ushqimore, kompetentët paralajmërojnë masa të cilat duhet të dihen gjatë ditës së sotme ose të hënën.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) – Për sot është paralajmëruar bojkot i ri në markete pas atij të javës së kaluar kur qarkullimi në zinxhirët e mëdhenj tregtar ishte ulur për afro 50 për qind. Përderisa qytetarët bëjnë thirrje në bojkot të ri për shkak të çmimeve të larta të produkteve themelore ushqimore, kompetentët paralajmërojnë masa të cilat duhet të dihen gjatë ditës së sotme ose të hënën.
Deri në fund të javës duhet të përfundojnë edhe kontrollet gjashtëmuajshe të Inspektoratit të Tregut me të cilat ishin përfshirë distributorët, furnizuesit, prodhuesit dhe tregtarët pas çka Inspektorati duhet të dalë në publik me të dhëna.
"Rrjedhin kontrollet e distributorëve, furnitorëve, prodhuesve dhe tregtarëve. Mbikëqyrje po bëhet ndaj tërë procesit, po kontrollohet edhe sa është marzhi i lënë nga tregtarët për periudhë prej gjashtë muajve, nëse atje është prekur dhe në bazë të atij raporti nga Inspektorati, si Qeveri do të ndërmarrim masa adekuate", theksoi dje ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
Sipas tij, është legjitime të ketë bojkot në markete sepse disa kompani realizojnë të ardhura të mëdha në kurriz të qytetarëve. "Është legjitime të ketë bojkot të marketeve, e kuptoj organizimin e aktiviteteve të këtilla sepse subjekte të caktuara në mënyrë spekuluese tentojnë të gjenerojnë të ardhura të mëdha në kurriz të qytetarëve. Këtë nuk do ta pranojmë dhe ta toelrojmë. Do t'ju njoftojmë si do të veprojmë më tutje, jemi të gatshëm t'i ndërmarrim të gjitha masat që i kemi në dispozicion në mënyrë që t'i parandalojmë këto situata të pakëndshme", tha Durmishi.
Nga ana tjetër, Lidhja e Odave Ekonomike thotë se supermarketet funksionojnë me marzhe minimale dhe se fuqia e çmimeve është e furnitorëve dhe prodhuesve. Duke cituar rezultatet e një analize, LOE thekson se supermarketet operojnë me një marzh fitimi mesatar prej 0,83 për qind, ndërsa prodhuesit dhe shpërndarësit arrijnë mesatarisht 4,32 për qind. Disa furnizues kanë marzhe fitimi mbi 13 për qind, ndërsa supermarketet mbeten nën 3 përqind”, thonë nga LOK.
“Supermarketet nuk janë përgjegjëse për rritjen e çmimeve, ndërsa fuqia kryesore e blerjes është në duart e furnizuesve dhe prodhuesve, të cilët gëzojnë fitime dukshëm më të larta, përderisa supermarketet punojnë me marzha minimale”, bëjnë të ditur nga Lidhja e Odave Ekonomike.
Analiza, siç theksojnë nga Oda, ka treguar ekstreme në marzhat e fitimit. Disa prodhues kanë marzha fitimi të cilat janë larg mbi ato në supermarkete.
“Supermarketet përballen me kritikat më të shumta publike për çmimet, edhe pse fitojnë dukshëm më pak për produkt sesa furnitorët. Lista e 15 furnitorëve më të mëdhenj tregon se këto kompani realizojnë fitime të mëdha, por punësojnë shumë pak njerëz. Ato përbëjnë 11,8 për qind të të ardhurave totale të prodhuesve, por 21,3 për qind të fitimit të tyre të përgjithshëm”, thonë nga ODA.
Kryeministri Hristian Mickoski thotë se e kupton revoltën e qytetarëve dhe se e mbështet bojkotin, por pret që prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët përmes dialogut ta tejkalojnë problemin.
“Unë jam një nga konsumatorët dhe po ndonjëherë jam i revoltuar kur paguaj produkte të njëjta me çmim më të lartë nga ato çmime të cilat janë në fqinjësi dhe ju lutem dhe këtë e flas edhe në Parlament në pyetje të deputetëve ky është pjesë e problemit kemi edhe probleme të tjera, siç janë lloji i tjetër i tregtarëve, me lloj tjetër të produkteve, siç janë ilaçe, teknika e bardhë, etj., të cilët prodhojnë produkte nëse krahasohen me ata të rrethinës janë ndonjëherë dy deri tre herë më të shtrenjta”, deklaroi dje Mickoski.
Duke ndjekur shembullin e Kroacisë, të premten e kaluar në vend u bë bojkoti i parë i supermarketeve, i cili rezultoi në pothuajse përgjysmimin e shitjeve në rrjetet e mëdha të shitjes me pakicë. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, qarkullimi i përgjithshëm në tetë rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë në vend është ulur me 46,59 për qind krahasuar me të premten e kaluar, ndërsa me 46,29 për qind krahasuar me të enjten.
“Të dhënat nga sistemi i regjistrimit të qarkullimit të parave të gatshme (GPRS), gjegjësisht qarkullimi i regjistruar në para në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve në të gjithë vendin për ditët 24, 30 dhe 31 janar 2025, tregojnë se dje, 31 janar 2025, deri në mesnatë, në sistemin PROS GPR është regjistruar qarkullim total prej 114,293,367 denarësh. Të enjten, më 30.01.2025, deri në mesnatë, sistemi GPRS i ZRPP-së ka regjistruar qarkullim total në vlerë prej 212.782.151 denarë, ndërsa të premten, 24.01.2025, deri në mesnatë, sistemi GPRS i PRO ka regjistruar qarkullim total prej 212.782.151 denarë”, informuan nga DAP.
Bojkoti në markete filloi në Kroaci, ndërsa u zgjerua edhe në një pjesë të shteteve të tjera në rajon. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s