Bllokimi i internetit në Iran hyn në javën e tretë
- Të dhënat e kompanisë së TI-së "Klaudfler (Cloudflare) sot tregojnë se qarkullimi i internetit në Iran mbetet rreth 30 për qind nga niveli i zakonshëm në krahasim me kohën para fillimit të bllokimit prej më shumë se dy javësh.
Teheran, 26 janar 2026 (MIA) - Të dhënat e kompanisë së TI-së "Klaudfler (Cloudflare) sot tregojnë se qarkullimi i internetit në Iran mbetet rreth 30 për qind nga niveli i zakonshëm në krahasim me kohën para fillimit të bllokimit prej më shumë se dy javësh.
Gjithnjë e më shumë njerëz në vend arrijnë sërish të lidhen duke shfrytëzuar rrjete private virtuale (VPN), të cilat shërbejnë si "tunele" digjitale alternative në internet, transmetoi DPA.
Banorët e qyteteve më të mëdha të Iranit njotojnë se disa aplikacione dhe ueb faqe po zhbllokohen. Organizata NetBlocks, e specializuar për ndërprerje të internetit, sot në X njoftoi se bllokimi zgjat tashmë 18 ditë dhe se me të "mbulohet shkalla e mbytjes vdekjeprurëse të civilëve".
Forcat iraniane të sigurisë e vendosën bllokimin në mbrëmjen e 8 janarit, kur turma të mëdha njerëzish protestuan kundër krizës ekonomike dhe sistemit islamik të menaxhimit në vend. Autoritetet u përgjigjën me një shtypje brutale gjatë dy netëve.
Sipas magazinës "Tajm", e cila citon dy zyrtarë të lartë anonim të Ministrisë iraniane të shëndetësisë, numri i të vdekurve mund të arrijë edhe deri në 30.000 njerëz. Agjencia e lajmeve të aktivistëve për të drejtat e njeriut në Iran (HRANA) dje njoftoi se numri i të vrarëve është pothuajse 6.000.
Analiza e (CTP) tregon se ndalesa për internet shkaktoi debat në udhëheqësinë e vendit. Disa druajnë se kthimi i qasjes mund të nxisë protesta të reja, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se dëmi ekonomik i shkaktuar nga bllokada mund të nxisë trazira.
Kryetari i Odës iraniane për tregti dhe industri, Golamhosein Shafei, kohë më parë në një deklaratë për portalin Asre-Eghtesad paralajmëroi pasoja të paparashikueshme për ekonominë. Shafei tha se më shumë se 400.000 kompani rrezikojnë të mbyllen për shkak të ndërprerjes së internetit. Nëse kjo vazhdon, në pyetje është ekzistenca e rreth nëntë milionë të punësuarve. sa/