• петок, 05 декември 2025

Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e tretë të vitit 2025 rritet për 10,4 për qind

Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e tretë të vitit 2025 rritet  për 10,4 për qind

 Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e tretë të vitit 2025 është 5.2 miliardë denarë, që është një rritje prej 10,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të vitit 2025, te blerja e produkteve bujqësore nga prodhuesit individualë është shënuar rritje për 12 për qind, ndërsa te shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi vetanak është rritur për 8,8 për qind.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан