Bisedë telefonike Shi Xhinping - Tramp
- Presidenti kinez, Shi Xhinping dhe presidenti amerikan, Donald Tramp sot biseduan në telefon, por nuk është saktësuar se cila ishte tema e bisedës së tyre, transmetoi sot televizioni kinez CGTN.
Moskë, 4 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti kinez, Shi Xhinping dhe presidenti amerikan, Donald Tramp sot biseduan në telefon, por nuk është saktësuar se cila ishte tema e bisedës së tyre, transmetoi sot televizioni kinez CGTN.
Shi paraprakisht sot bisedoi përmes video-thirrjes me presidentin rus, Vlladimir Putin për bashkëpunimin bilateral dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Putin e quajti presidentin Shi "mik të dashur" dhe i dëshiroi paqe dhe prosperitet popullit kinez, duke i cekur marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Presidenti rus theksoi se Rusia dhe Kina do të zhvillohen në mënyrë të fuqishme dhe progresive në të gjitha sferat, pa marrë parasysh situatën ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se Moska ishte paraprakisht e informuar për bisedën e planifikuar mes Shi dhe Tramp. ab/
Foto: ЕPА