Bisedë e parë telefonike mes Kallasit dhe Rubios, tema ishin Ukraina, Irani dhe Kina
- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punët ë jashtme, Kaja Kallas dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio mbrëmë patën bisedën e parë telefonike pasi që më 20 janar administrata e presidentit Tramp e mori pushtetin në SHBA, ndërkaq tema kryesore ishin lufta në Ukrainë, Irani dhe Kina.
Bruksel, 29 janar 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punët ë jashtme, Kaja Kallas dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio mbrëmë patën bisedën e parë telefonike pasi që më 20 janar administrata e presidentit Tramp e mori pushtetin në SHBA, ndërkaq tema kryesore ishin lufta në Ukrainë, Irani dhe Kina.
Biseda vjen në kohën e shqetësimit të rritur evropian për atë që administrata e re, me qasjen e vet "Amerika në vend të parë", do të thotë për lidhjet transatlantike në mbrojtje dhe siguri, ekonomi, tregti dhe sfera të tjera.
"Biaeduam për çështjet globale ku BE-ja dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta, përfshirë luftën ruse në Ukrainë, ndikimin e keq të Iranit dhe sfidat që i sjellë Kina", kumtoi Kallas në platformën X.
"BE-ja dhe SHBA-ja janë çdoherë më të fuqishme së bashku. Me padurim pres të tkaohemi sa më parë", theksoi ish-kryeministrja estoneze në kumtimin në X.
Përfaqësuesi zyrtar i BE-së, i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha se Kallasi dhe Rubio janë fokusuar në prioritetet e përbashkëta.
"Ata biseduan për nevojën që të mbahet presion maksimal ndaj Moskës në mënyrë që të lëvizë drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrianë. Biseduan edhe për rolin destabilizues të Iranit dhe tranzicionin politik të Sirisë", tha përfaqësuesi.
Presidenti amerikan, Donald Tramp kërkoi që anëtaret e NATO-s të shpenzojnë pesë për qind të BPV-së së vet për mbrojtje, që është rritje e konsiderueshme nga qëllimi i tnaishëm prej dy për qind dhe nivel që asnjë vend i NATO-s, përfshirë edhe SHBA-në, për momentin nuk e arrin.
"Kallas i theksoi investimet e rritura të Evropës në mbrojtje dhe gatishmërinë e saj për të marrë përgjegjësi më të madhe, së bashku me rëndësinë e diversifikimit të furnizimit me energji", tha përfaqësuesi i BE-së. ab/
foto: МIА arkivi