• петок, 02 јануари 2026

BFM: Spërkatësit nëpër shishe, shkaku i mundshëm për zjarrin në vendpushimin zviceran

BFM: Spërkatësit nëpër shishe, shkaku i mundshëm për zjarrin në vendpushimin zviceran

Bern, 2 janar 2025 (MIA) - Spërkatësit nëpër shishe janë shkaku i mundshëm i zjarrit që shpërtheu gjatë festes së Vitit të Ri në barin "Konstelejshën" në vendpushimin zviceran Krans-Montana, ku humbën jetën më shumë se 40 persona dhe u plagosën 115 të tjerë, raportoi sot stacioni televiziv francez BFM.

Fotoja e publikuar në ueb-faqen e BFM tregon mysafirët e barit, kryesisht të rinj, duke mbajtur shishe shampanje lart në duar, me spërkatës të vendosur në to, derisa shkëndijaj fluturojnë lart, pranë tavanit. Flaka është të dukshme edhe në një pjesë të tavanit.

Gazeta zvicerane "Temp" raportoi dje, duke iu referuar dëshmive të dy grave franceze që ishin në bar, se shkaku i mundshëm i zjarrit ishin qirinjtë dekorativë që dyshohet se ishin varur shumë afër tavanit të barit.

Ata thanë se qirinjtë, të futur në shishe bosh shampanje, ishin varur shumë afër tavanit prej druri, i cili mori flakë lehtë dhe zjarri u përhap shpejt në dyshemenë e barit.

Ata thanë se e gjithë pjesa e brendshme ishte bërë prej druri dhe zjarri u përhap shpejt.

Klientët e barit, të panikuar, u përpoqën të shpëtonin nga dera e përparme.

"Dalja ishte mjaft e vogël duke pasur parasysh numrin e njerëzve brenda. Dikush theu një dritare në mënyrë që njerëzit të mund të dilnin", tha një nga gratë franceze.

Sipas një çifti francez që ishte në vendngjarje, evakuimi ishte shumë i vështirë sepse shkallët që të çonin jashtë ishin gjithashtu jashtëzakonisht të ngushta, raportoi BBC.

"Ne ishim shumë me fat", shtuan ata, duke vënë në dukje se "rreth 200 njerëz po përpiqeshin të dilnin brenda 30 sekondave".

Kryeprokurorja e kantonit të Vale, Beatris Pilu, deklaroi dje në një konferencë për shtyp se hetimi do të përcaktojë nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë.

Mediat raportuan se pronarët e barit ishin dy francezë. mb/

Foto: EPA/Prinstksin BFM TV

Остани поврзан