• петок, 05 декември 2025

Betim solemn i klasës së 29-të të kadetëve/studentëve dhe dëgjuesve të Kursit për oficerë dhe nëpunës në shtab

Betim solemn i klasës së 29-të të kadetëve/studentëve dhe dëgjuesve të Kursit për oficerë dhe nëpunës në shtab

Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" - Shkup sot do të mbahet betimi solemn i klasës së 29-të të kadetëve/studentëve dhe dëgjuesve të Kursit për oficerë dhe nëpunës në shtab.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në mbajtjen e solemnitetit do të mbajnë fjalim presidentja dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe dekani në Akademinë ushtarake, koloneli prof.dr. Nenad Taneski.

Në ngjarjen do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, gjeneralë, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, përfaqësues të korit ushtarak-diplomatik, si dhe farefisi edhe miqtë e kadetëve dhe studentëve. bsh/

Foto: MIA Arkiv

 

 

Остани поврзан