• недела, 11 јануари 2026

Berisha kërkon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa për vërshimet e akuzon Ramën

Berisha kërkon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa për vërshimet e akuzon Ramën

Tiranë, 8 janar 2026 (MIA) - Lideri i Partisë demokratike opozitare, ish-kryeministër dhe shef i shtetit, Sali Berisha, kërkoi shpallje të gjendjes së katastrofës natyrore për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në Shqipëri.

Berisha deklaroi se "mijëra e mijëra familje shqiptare kanë pësuar dëme shumë serioze nga vërshimet".

Sipas tij, "vetëm në rrethin e Durrësit, vlerësohet se janë dëmtuar rreth katër mijë shtëpi, objekte afariste dhe ndërtesa të tjera. Dëmi është jashtëzakonisht i madh".

Berisha tha se vërshimet nuk e kanë kapluar vetëm Durrësin, por edhe qytete të tjera.

"Nga Gjirokastra në jug deri Shkodra në veri ka mijëra e mijëra familje, biznese, fabrika, të cilat pësuan dëme të parikuperueshme. Partia demokratike kërkon shpallje urgjente të katastrofës natyrore".

Ai e akuzoi kryeministrin Edi Rama se është përgjegjës për "apokalipsin" në vend.

"Edi Rama, bën seir, nuk shpallë gjendje të katastrofës natyrore në Durrës, Lezhë, Shkodër dhe rajone të tjera, Ligji e obligon në këtë situatë t'u përgjigjet dëmeve të shkaktuara nga katastrofa natyrore. Ky qëndrim indiferent, cinik, vetvetiu është një lloj krimi", akuzoi Berisha.

Sipas tij, taksapaguesit shqiptarë paguan 42 milionë euro investime për mbrojtjen e qarkut të Durrësit, Porto Romanos dhe qarqeve të tjera, por për shkak të korrupsionit asgjë nuk është riparuar.

Ndaj akuzave u përgjigj Rama duke e pyetur opozitën përse nuk e akuzon edhe për vërshimet në rajon.

"Nuk e kuptoj përse nuk më akuzojnë mua, qeverinë dhe komunën e Durrësit për reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e kështu me radhë... dhe vërshimet atje. Çudi, opozitarët e atjeshëm nuk i akuzuan me asnjë fjalë qeveritë e tyre. A nuk e kuptojnë se lidhja me shiun çon drejt fitores?!", shkroi Rama në reagimin në rrjetet sociale.

Ndërkohë vazhdon evakuimi i banorëve nga rajonet më të rrezikuara. Ministria e Mbrojtjes kumtoi apel urgjent drejtuar qytetarëve të bashkëpunojnë me shërbimet dhe të mos e refuzojnë evakuimin. ab/

Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Остани поврзан