• сабота, 22 февруари 2025

Berboku: Me pseudo-paqe asgjë nuk do të arrihet

Berboku: Me pseudo-paqe asgjë nuk do të arrihet

 Mynih, 14 shkurt 2025 (MIA) - Nuk duhet të ketë marrëveshje paqeje të lidhur mbi kokat e ukrainasve dhe evropianëve,  deklaroi sot ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berboku në fillim të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

"Me pseudo-paqe - mbi kokat e ukrainasve dhe evropianëve - asgjë nuk do të arrihet", tha Berboku. 

 "Pseudo-paqja nuk do të sjellë siguri afatgjatë as për popullin e Ukrainës, as për ne në Evropë, as për SHBA-në", shtoi shefja e diplomacisë gjermane.

 Deklarata e saj është një përgjigje ndaj një bisede telefonike mes presidentëve amerikan dhe rus, Donald Trampit dhe Vladimir Putinit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан