Belgjika është goditur nga stuhia "Goreti", në disa pjesë të vendit është shpallur meteoalarm portokalli
- – Belgjika mbrëmë u kaplua nga stuhia “Goreti”, e cila solli reshje intensive të shiut dhe borës, erëra deri 100 kilometra në orë dhe ranë prej 40 deri 50 litra shi në metër katror.
Bruksel, 9 janar 2026 (MIA) – Belgjika mbrëmë u kaplua nga stuhia “Goreti”, e cila solli reshje intensive të shiut dhe borës, erëra deri 100 kilometra në orë dhe ranë prej 40 deri 50 litra shi në metër katror.
Instituti Meteorologjik Mbretëror i Belgjikës shpalli meteoalarm portokalli në pjesët jugore dhe lindore të Belgjikës, përderisa në zonat e tjera në vend në fuqi është paralajmërimi i verdhë që, nga provinca, në provincë, do të jetë në fuqi deri sonte, nesër në mëngjes dhe nga orët e nesërme të pasdites ose natës.
Instituti paralajmëroi se për sot parashihet vazhdimi i shirave të rrëmbyeshme në pjesën më të madhe të Belgjikës, me përjashtim të rajonit malor të Ardeneve në juglindje, por edhe në disa rajone lindore, ku pritet të bie borë.
Mediat informojnë se era e fuqishme ka çrrënjosur shumë drunj, të cilët kishin bllokuar akse rrugore dhe rrugë urbane, ndërsa janë regjistruar edhe vërshime në hapësirat e bodrumeve në shumë vende.
Vetëm në provincën Flandria Lindore shërbimet zjarrfikëse pranuan rreth 75 thirrje për intervenime, në shumicën e rasteve për heqjen e drunjve të rënë ose të çrrënjosur .
Agjencia flamane e Mjedisit Jetësor informon se vërehet rritje e nivelit të ujit në lumenjtë dhe kanalet dhe dalja e tyre e mundshme nga shtrati, por megjithatë gjasat për vërshime më të mëdha dhe shkaktim të dëmeve janë të vogla.
Gjatë ditës pritet që intensiteti i reshjeve të shiut të ulet, por ato do të vazhdojnë edhe gjatë natës së ardhshme, derisa era do të jetë prej 50 deri 60 kilometra në orë, me përjashtim të bregut ku pritet erë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi deri 90 kilometra në orë.
Temperaturat do të lëvizin prej minus 3 deri 4 gradë. fc/
Foto: Fejsbuk