Begaj ka kërkuar nga Moldavia që ta shqyrtojë njohjen e Kosovës
- – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar nga homologia e tij nga Moldavia, Maja Sandu, që ta shqyrtojnë njohjen e Kosovës.
Tiranë, 21 janar 2026 (MIA) – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar nga homologia e tij nga Moldavia, Maja Sandu, që ta shqyrtojnë njohjen e Kosovës.
Begaj ia parashtroi këtë kërkesë gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend.
“Së bashku, si partnerë dhe si miq, punojmë për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt, si dhe inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës”, shkroi Begaj pas takimit të cilin e zhvilloi me homologen e tij në Moldavi.
Shefi i shtetit shqiptar deklaroi se ka pasur bisedime frytdhënëse me presidenten e Moldavisë dhe se besimi i ndërsjellë, dialogu i qëndrueshëm politik dhe bashkëpunimi konstruktiv, në shërbim të interesit të përbashkët dhe të qytetarëve tanë, janë në themel të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
“Në mjedisin sfidues të sigurisë së sotme, zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet faktor kyç për stabilitetin dhe paqen. Ne mbështesim plotësisht rrugën evropiane të Moldavisë”, shkroi Begaj në një publikim në Fejsbuk. fc/
Foto: Begaj në Fejsbuk