BDI: VLEN është zhytur aq thellë në rolin e vasalëve të pushtetit, sa që tashmë janë bërë një turp për popullin shqiptar
- Është për të ardhur keq që partitë e Vlenit po mundohet të luajë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit, duke u bërë avokatë të heshtjes së papranueshme të institucioneve shtetërore.

Shkup, 19 shkurt 2025
Është për të ardhur keq që partitë e Vlenit po mundohet të luajë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit, duke u bërë avokatë të heshtjes së papranueshme të institucioneve shtetërore.
Faktet janë të qarta: për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, as Presidenti, as Kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm nuk e uruan publikisht këtë ngjarje kaq domethënëse për rajonin dhe për shqiptarët në veçanti.
Në vend që të kërkojnë llogari dhe të mbrojnë interesin e shqiptarëve, VLEN është zhytur aq thellë në rolin e vasalëve të pushtetit, sa që tashmë janë bërë një turp për popullin shqiptar.
BDI gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë me dinjitet në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe të marrëdhënieve të sinqerta me Republikën e Kosovës.
Në politikë, dinjiteti nuk është opsion — është detyrim!
Bashkimi Demokratik për Integrim
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.