• сабота, 22 февруари 2025

BDI: Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë

BDI: Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë

Shkup, 29 janar 2025

Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë, tani u bën thirrje qytetarëve të zgjidhin vetë problemet që ajo vetë nuk di dhe nuk mund t’i zgjidhë! 

 Kjo është ironia më e madhe e një pushteti të rrënuar, që tashmë nuk fsheh më dështimin e vet total. 

Në vend që të marrë masa për të frenuar inflacionin, për të ndalur rritjen e çmimeve  dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, ministri i Ekonomisë bën propagandë boshe dhe u kërkon qytetarëve të bëjnë atë që është detyrë e qeverisë.

Kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet dhe çdo lidhje me realitetin. 

Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Ekonomisë dhe marrjen e masave urgjente për të ndalur rritjen e padrejtë të çmimeve, në vend që të luajnë teatër me qytetarët!

___________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Остани поврзан