BDI: Anketa e sotme tregoi se vullneti i popullit nuk mund të injorohet – është koha për zgjedhje të parakohshme!
- Sot mediat publikuan një sondazh të besueshëm që tregon se BDI ka pothuajse dyfish më shumë mbështetje sesa të gjitha partitë shqiptare të përzgjedhura nga VMRO për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë së bashku.

Shkup, 24 janar 2025
Sot mediat publikuan një sondazh të besueshëm që tregon se BDI ka pothuajse dyfish më shumë mbështetje sesa të gjitha partitë shqiptare të përzgjedhura nga VMRO për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë së bashku.
Ky sondazh dëshmon qartë se kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe se vullneti i popullit nuk mund të shkilet apo të injorohet.
Është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse vetëm përmes një mandati të ri mund të rikthehet besimi i qytetarëve dhe drejtësia demokratike.
Bashkimi Demokratik për Integrim
__________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Arkivi i MIA-s