• сабота, 22 февруари 2025

Bastisje në Shkup, është gjetur marihuanë, arrestohet një person

Bastisje në Shkup, është gjetur marihuanë, arrestohet një person

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë të SPB Shkup mbrëmë në orën 22:40, në territorin e Çairit, e privuan nga liria V.K.(22) nga Shkupi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e saj dhe në hapësira të tjera, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar tre qese me marihuanë dhe një plumb.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të vijojë kallëzimi penal me procedurë të shpejtë sipas nenit 215 të Kodit Penal. qa/

 

Фото и видео: МВР

Остани поврзан