Bashkëpunëtorja e Trampit dha dorëheqje nga funksioni kryeprokurore e Nju Xhersit pas procedurës gjyqësore se emërimi i saj është i jashtëligjshëm
- – Alina Haba, ish avokate e presidentit amerikan, Donald Tramp, ndërsa më vonë e emëruar nga ai si kryeprokurore federale në Nju Xhersi, njoftoi se jep dorëheqje, pasi Gjykata federale e Apelit vendosi se emërimi i saj është i jashtëligjshëm dhe e hoqi nga mbikëqyrja mbi lëndët.
Uashington, 9 dhjetor 2025 (MIA) – Alina Haba, ish avokate e presidentit amerikan, Donald Tramp, ndërsa më vonë e emëruar nga ai si kryeprokurore federale në Nju Xhersi, njoftoi se jep dorëheqje, pasi Gjykata federale e Apelit vendosi se emërimi i saj është i jashtëligjshëm dhe e hoqi nga mbikëqyrja mbi lëndët.
Haba njoftoi në “Iks” se largohet nga funksioni që “ta mbrojë qëndrueshmërinë dhe integritetin e shërbimit prokurorial”,për çka u ngrit polemikë për shkak të kontroverseve rreth emërimit të saj.
“Por, mos e përzieni respektin ndaj vendimeve gjyqësore me kapitullimin”, shkroi ajo.
Haba paralajmëroi se do ta marrë rolin e ri si këshilltare e lartë e prokurores shtetërore amerikane Pam Bondi, me fokus në punën me prokuroritë përgjatë gjithë vendit.
Ministria e Drejtësisë propozoi tre kandidatë për pozicionin udhëheqës të shërbimit prokurorial federal në Nju Xhersi. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s