Barham Salih zgjidhet komisar i lartë i KB-së për refugjatë
- Ish presidenti irakian Barham Salih është zgjedhur komisar i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), duke thyer kështu traditën e emërimit të liderëve nga vendet kryesore donatore.
Gjenevë, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Ish presidenti irakian Barham Salih është zgjedhur komisar i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), duke thyer kështu traditën e emërimit të liderëve nga vendet kryesore donatore.
Në letrën e nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, me datën e 11 dhjetorit, citohet se Salih është emëruar për mandat pesë vjeçar, duke filluar nga 1 janari.
Salih vjen në vendin e italianit, Filipo Grandi, i cili e kryen detyrën nga viti 2016.
Emërimin e Salihut duhet ta miratojë Bordi Ekzekutiv i UNHCR-së.
Salih është me origjinë nga rajoni kurd i Irakut. Ai është inxhinier i arsimuar në Britani të Madhe. sa/
foto: EPA