• среда, 25 март 2026

Bagei: Nëse Evropa vazhdon të hesht para sulmit të SHBA-së, të gjitha vendet do ta paguajnë çmimin

Bagei: Nëse Evropa vazhdon të hesht para sulmit të SHBA-së, të gjitha vendet do ta paguajnë çmimin

Teheran, 5 mars 2026 (MIA) - Irani kërcënoi sot se "nëse Evropa vazhdon të heshtë" përballë "agresionit kundër të drejtës ndërkombëtare" të përfaqësuar nga sulmet amerikane dhe izraelite, "të gjitha vendet do ta paguajnë çmimin".

“Ata që heshtin do të jenë bashkëfajtor në këtë padrejtësi… nëse Evropa vazhdon të heshtë përballë këtij sulmi ndaj të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendet do ta paguajnë çmimin herët a vonë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Ismail Bagei, në një intervistë për kanalin spanjoll 24 Horas.

Ai shtoi se asnjë vend anëtar i Kombeve të Bashkuara nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj këtyre sulmeve, raportoi shërbimi publik spanjoll Rtve. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан