Pentagoni e shumëfishon prodhimin e raketave për shkak të luftës në Lindjen e Mesme
- Ministria amerikane e Mbrojtjes sot njoftoi se ka lidhur marrëveshje me industrinë e mbrojtjes për ta kaluar prodhimin e raketave “në baza lufte”, pasi konflikti në Lindjen e Mesme po i detyron të shpenzojnë municion me ritëm të përshpejtuar.
Uashington, 25 mars 2026 (MIA) – Ministria amerikane e Mbrojtjes sot njoftoi se ka lidhur marrëveshje me industrinë e mbrojtjes për ta kaluar prodhimin e raketave “në baza lufte”, pasi konflikti në Lindjen e Mesme po i detyron të shpenzojnë municion me ritëm të përshpejtuar.
Ushtritë e SHBA-së, Izraelit dhe vendeve të Gjirit përdorin sasi të mëdha raketash interceptuese në sulmet hakmarrëse iraniane, gjë që ngre pyetjen se sa stoqe të këtij armatimi shumë të shtrenjtë kanë në dispozicion.
Pentagoni njoftoi sot se do ta katërfishojë prodhimin e komponentit kyç për sistemin e mbrojtjes kundërraketore në lartësi të mëdha – THAAD, i cili konsiderohet si një nga më të avancuarit në botë dhe që në javët e fundit është përdorur intensivisht në Lindjen e Mesme.
Kjo marrëveshje me "Lokid Martin" (Lockheed Martin) dhe "BAE Sistems" (BAE Systems) ka të bëjë me kokat e udhëzimit të raketave.
Në fund të janarit, "Lokid Martin" tashmë ka publikuar përshpejtimin e prodhimit të THAAD nga rreth 100 në rreth 400 njësi në vit gjatë disa viteve.
Pikërisht me të njëjtin gjigant amerikan të industrisë së mbrojtjes, Ministria njoftoi marrëveshje për “përshpejtimin” e prodhimit të PrSM, një raketë balistike taktike që u përdor për herë të parë në luftimet kundër Iran. Raketa është pasardhëse e ATACMS.
Kjo marrëveshje e “vendos industrinë e mbrojtjes në baza lufte” dhe mundëson “ndërtimin e një arsenali të lirisë", theksohet në kumtesën e Pentagonit.
Prodhimi i PrSM me këtë do të katërfishohet, konfirmoi "Lokid Martin" në një deklaratë të veçantë.
Uashingtoni gjithashtu publikoi një marrëveshje të tretë me "Hanivell Aerospejs" për të rritur prodhimin e “komponenteve kritike për rezervat amerikane të municionit”, përfshirë elektronikën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s