• петок, 22 ноември 2024

Azizi: Qeveria mbajti seancë të jashtëzakonshme ku është marrë vendim t'i huazohet Qytetit të Shkupit një pjesë e rezervave të naftës të shtetit

Azizi: Qeveria mbajti seancë të jashtëzakonshme ku është marrë vendim t'i huazohet Qytetit të Shkupit një pjesë e rezervave të naftës të shtetit

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria është përfshirë në zgjidhjen e problemit me mungesën e naftës për autobusët e NQP-së Shkup. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme është marrë vendim, me të cilin do të mundësohet që Qytetit të Shkupit t'i huazohet një pjesë e rezervave të naftës të shtetit.

"Qeveria në seancë të jatëzakonshme debatoi për mungesën e energjensave për funksionimin e transportit publik në territorin e Qytetit të Shkupit, me ç'rast u konstatua gjendja e keqe dhe mungesa e derivateve për nevojat e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik dhe me këtë rast Qeveria është përfshirë në zgjidhjen e këtij problemi. Është marrë vendim, me të cilin konfirmohet ekzistimi i gjendjes së krizës në furnizimin me energji ngrohëse në rajonin e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë ngrohëse, mundësisë për shfyrtëzimin e derivateve alternative dhe gjendjes në tregun e energjisë ngrohëse", deklaroi pas seancës së jashtëzakonshme, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi.

Me këtë, siç sqaroi, mundësohet t'i huazohen Qytetit të Shkupit një pjesë e rezervave të naftës të shtetit.

"Sot mes tjerash Byroja për furnizime publike ka marrë vendim, me të cilin janë plotësuar kushtet për zbatimin e procedurës me negociim pa publikimin e shpalljes të shkurtohet periudha për furnizim të derivait, të nevojshëm për Qytetin e Shkupit. Me këtë Qeveria e mbyll çështjen me vështirësitë e ndodhura në punën e ndërmarrjes publike për qarkullim publik", potencoi Latifi Azizi.

Në kryeqytet tashmë dita e dytë qarkullojnë vetëm rreth 30-të autobusë për shkak të mungesës së naftës. bsh/

ФОТО: Влада 

Остани поврзан