Avokati i Vasil Jovanovit kërkon që në vend të linçimit, të lihen institucionet të bëjnë punën e tyre, prindërit e Vasilit i shprehën ngushëllime familjes së Frosinës
- Familja e të akuzuarit Vasil Jovanov, i cili e përplasi Frosina Kulakovën në bulevardin "Aradhat Partizane", sot i ka shprehur ngushëllime familjes së Frosinës. Ata, së bashku me mbrojtësin e Vasilit, avokatin Sashko Dukovski, në konferencën e sotme për shtyp folën për rrethanat e ngjarjes, për keqardhjen e tyre të thellë dhe mohuan shumë nga pretendimet e bëra në publik.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Familja e të akuzuarit Vasil Jovanov, i cili e përplasi Frosina Kulakovën në bulevardin "Aradhat Partizane", sot i ka shprehur ngushëllime familjes së Frosinës. Ata, së bashku me mbrojtësin e Vasilit, avokatin Sashko Dukovski, në konferencën e sotme për shtyp folën për rrethanat e ngjarjes, për keqardhjen e tyre të thellë dhe mohuan shumë nga pretendimet e bëra në publik.
Sipas deklaratave të prindërve, Vasili pas aktvendimit të parë nuk ka konsumuar drogë dhe alkool, ka punuar me psikolog. Mbrëmjen e aksidentit pas shumë kohësh kishte pirë alkool në hapjen e kafenesë së mikut të tij. Theksuan se nuk i kanë dhënë leje Vasilit për të drejtuar makinën pa paten shoferi dhe se ai e ka vjedhur. Mohuan çdo lidhje me gjykatësen Daniella Aleksovska Stojanovska.
"Ne jemi një familje që të ardhurat i vijnë ekskluzivisht nga paga. Nuk jemi familje e pasur, aq më pak me ndikim dhe nuk kam ndërhyrë askund dhe askujt për ndonjë ulje dënimi të djalit tim. Nuk kemi banesa të tjera në Shkup. Nuk e njihja fare gjykatësen e çështjes më parë, e pashë në gjykatë. Nga këndvështrimi i prindit, unë nuk bëra asgjë që Vasili të kalojë i pandëshkuar, siç u tha. Këtë e deklaroj me përgjegjësinë më të madhe, para Zotit dhe para jush. Ngushëllimet më të thella familjes së prindërve", tha babai i Vasilit.
Tha se që në momentin e parë që ka dëgjuar për ngjarjen ka ndjerë nevojën për të shprehur ngushëllimet e tij, por se ka pasur sulme ndaj shoferit dhe ka vlerësuar se në atë moment mund ta përkeqësonte situatën vetëm nëse shprehte ngushëllime.
Mbrojtësi i Vasilit, avokati Dukovski, ka mohuar disa akuza të bëra në opinion, si shpejtësia në momentin e aksidentit dhe protekcionet e pretenduara të prindërve. Tha se ekspertiza filloi dje dhe bëri thirrje për linçim, të lihen institucionet ta bëjnë punën e tyre.
Foto: MIA